![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2020/11/121630407_175801447430341_801743344109377428_o.jpg)
QËNDRUESHMËRIA NDAJ EKSTREMIZMIT
16 Tetor, 2020Arben Ramkaj ne ciklin BISEDAT
21 Tetor, 2020Elbasan
Ditën e sotme, në ambientet e DVP Elbasan u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Qendrës të Bashkëpunimit Ndërfetar, nga drejtori i DVP Elbasan z. Arjan Muça dhe nga Drejtori Ekzekutiv i QBNF Sokol Lulgjuraj.
Qëllimi i kësaj Marrëveshjes Bashkëpunimi është rritja e marrëdhënies së bashkëpunimit midis DVP Elbasan dhe QBNF, në zbatim të projekteve të përbashkëta për “Ndërtimin e komuniteteve të sigurta dhe të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet aktivizimit të të rinjve në parandalimin dhe luftën ndaj tij”, me qëllim promovimin e vlerave të bashkëpunimit ndërkomunitar dhe ndërinstitucional me qasjen e policimit në komunitet, me fokus parandalimin dhe minimizimin e sjelljeve antisociale dhe kriminalitetit në përgjithësi, si dhe çdo lloj forme të ekstremizmit të dhunshëm në veçanti.
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2020/11/122093717_1490795191308732_2187582381525031872_n.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2020/11/122105817_1490795107975407_5284720689858435638_n.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2020/11/122170669_1490794981308753_6268446085834251622_n.jpg)