Krijimin e mundësive reale për dialog dhe bashkëpunim të vazhdueshëm midis udhëheqësve fetarë dhe komuniteteve
QBNFE ka si objekt të veprimtarisë krijimin e mundësive reale për dialog dhe bashkëpunim të vazhdueshëm midis udhëheqësve fetarë dhe komuniteteve të tyre për të rritur dhe forcuar gjithnjë e më tej mirëkuptimin dhe bashkëjetesën fetare në vend e më gjërë, si edhe për të penguar individë e grupime të ndryshme që keqpërdorin fenë në dëm të shoqërisë dhe njerëzimit
Qëndra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan (QBNFE)
Qëndra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan (QBNFE) është Organizatë Jo Fitimprurëse (OJF) e themeluar nga udhëheqësit shpirtërorë të katër komuniteteve fetare tradicionale të Qarkut të Elbasanit,
QBNFE është legjitimuar juridikisht nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në Republiken e Shqipërisë me Vendimin Nr: 347 në datë 22 Dhjetor 2004 duke u regjistruar si Person Juridik me NUIS L62906331D.
Qëndra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan (QBNFE) është Organizatë Jo Fitimprurëse (OJF) e themeluar nga udhëheqësit shpirtërorë të katër komuniteteve fetare tradicionale të Qarkut të Elbasanit, përkatësisht nga Komunitetet; Mysliman, Ortodoks, Bektashi dhe Katolik.