Kush jemi ne?
Qëndra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan
(QBNFE) është Organizatë Jo Fitimprurëse (OJF) e themeluar nga udhëheqësit shpirtërorë të katër komuniteteve fetare tradicionale të Qarkut të Elbasanit, përkatësisht nga Komunitetet; Mysliman, Ortodoks, Bektashi dhe Katolik. QBNFE është legjitimuar juridikisht nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në Republiken e Shqipërisë me Vendimin Nr: 347 në datë 22 Dhjetor 2006 duke u regjistruar si Person Juridik me NUIS L62906331D.

Përfitimet
Gjithë këto veprimtari sollën edhe njohjen më të mirë të vlerave edhe për vetë ne, drejtuesit fetarë, gjë që solli hap pas hapi rritjen e komunikimit mes nesh dhe përforcimin e marrdhënieve tona në dobi të shoqërisë së Qarkut tonë e më gjërë. Vlerat e dialogut dhe bashkëpunimit tonë ndërfetar ne i kemi promovuar edhe jashtë Shqipërisë si p.sh në viset shqiptare në Mal të Zi apo edhe në Italinë fqinje ku kemi realizuar një tur promovues të vlerave tona.
Komunitetet aktuale
Mysliman

Ortodoks

Bektashi

Katolik

Vllazëria Ungjillore

Krijimin e mundësive reale për dialog dhe bashkëpunim të vazhdueshëm midis udhëheqësve fetarë dhe komuniteteve të tyre për të rritur dhe forcuar gjithnjë e më tej mirëkuptimin dhe bashkëjetesën fetare në vend e më gjërë, si edhe për të penguar individë e grupime të ndryshme që keqpërdorin fenë në dëm të shoqërisë dhe njerëzimit”.
BESIMI - URË BASHKIMI
