Zyrtarisht pjesë e “Rrjetit të paqebërësve fetarë ndêrkombëtarë”
13 Tetor, 2023
MBLEDHJA E KRYESISE – DHJETOR 23
13 Dhjetor, 2023
Elbasan, më datë 20 tetor 2023
Deklaratë
Drejtuar besimtarëve dhe qytetarëve tanë.
QBNFE ashtu si edhe në luftën në Ukrainë, po ndjek me shqetësim dhe pikëllim të madh, përshkallëzimin e konfliktit dhe ngjarjet tepër të rënda të ndodhura në Izrael dhe në territorin Palestinez.
Duke qenë se ajo toke konsiderohet e shenjtë nga komunitetet fetare ku mijëra jete njerëzish po shuhen prej konfliktit etnik të popujve të Izraelit dhe Palestinës, të nxitura dhe mbështetura nga politika luftënxitëse që nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë dhe besimin, pasi vetë popujt, ashtu si në të kaluarën, duan të bashkëjetojnë në paqe dhe në harmoni me njëri-tjetrin.
Për këtë arsye qëndrimi ynë si përfaqësues të 5 Komuniteteve Fetare është që “ne jemi kundër dhe dënojmë çdo lloj akti dhune apo terrori që ushtrohet mbi civilët e pafajshëm”.
Besojmë dhe shpresojmë që Palestina dhe Izraeli të jenë në lartësinë e duhur në respekt të zbatimit në realitet të marrëveshjes Abrahamike (The Abraham Accords), një marrëveshje historike per Lindjen e Mesme, e cila si zgjidhje të krizës me afatgjatë mbas luftës së dytë botërore sheh vetëm dialogun si çelës suksesi. Zbatimi i rezolutave ndërkombëtare dhe vijimësía e procesit të paqes midis Autoritetit Palestinez dhe Shtetit të Izraelit jane e vetmja rruge për një zgjidhje të përhershme dhe solide.
Ne falenderojmë shtetin Shqiptar për qëndrimin e mbajtur në Këshillin e Sigurimit, dhe nxisim dhe inkurajojmë shtetin Shqiptar të mbajë një qëndrim ekuilibrues, paqedashës në tërë Organizmat Ndërkombëtare ku Shqipëria aderon.
Njëkohësisht vërejmë me shqetësim një gjuhe urrejtje të ndërsjelltë në rrjetet sociale nga bashkëatdhetarët tanë e për këtë i bëjmë thirrje besimtarëve, ndjekësve dhe bashkëqytetarëve tanë të mos përfshihen kurrsesi në vorbullën e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale apo mediatike.
Shekulli i 21-të ka sjellë shumë luftëra, që kanë ndikuar jetën tonë në çdo aspekt të saj, prandaj bëjmë thirrje që të jenë të matur dhe mos të ndikojnë në amplifikimin dhe shpërndarjen e urrejtjes në vendin tonë, që mund të dëmtojë sado pak bashkëjetesën tonë ndërfetare.
Le të vazhdojmë në traditën e bukur shumë shekullore të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, duke pranuar dhe dashur njëri-tjetrin siç na mësojnë dhe Librat e Shenjtë!
Mund të jetë një imazh i basketboll dhe teksti