
workshop i Rrjetit te Qyteteve të Forta (SCN) në Kirgistan
9 Dhjetor, 2021
Konferencë Ndërkombëtare mbi Rolet e Grave dhe Fëmijëve në Terrorizëm,
15 Dhjetor, 2021ANGAZHIMI I KUVENDIT NE LUFTÀN KUNDER DHUNES NE FAMILJE.
Sot QBNF kontriboi nepermjet z. Sokol Lulgjuraj ne kete veprimtari te rendesishme i cili foli dhe shprehu mendimet e Qendres dhe mundesite qe ofrojne liderat fetare dhe komunitetet e tyre ne kete drejtim.


Kuvendi i Shqipërisë organizoi† Tryezën me shoqërinë civile kundër dhunës me bazë gjinore.
Tryeza u drejtua nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.
Në Tryezë morën pjesë përvec deputeteve të Kuvendit, edhe përfaqësuese të organizatave të shoqërisë civile (Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Civil Rights Defenders, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Albanian Women Empowerment, Streheza per Gra dhe Vajza, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, Qendra Progres dhe Zhvillim, Të ndryshëm dhe të Barabartë, Dimensioni Human Rrjeti per Demokraci i Grave Shqiperi Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve në Shqipëri ) si edhe të organizatave ndërkombëtare të angazhuara në luftën kundër dhunës me bazë gjinore (OSBE, UNICEF, NDI, UNDP, UN WOMEN etj.)
Tryeza u organizua në mbyllje të fushatës 16-ditore të ndërgjegjësimit kundër dhunës me bazë gjinore.
Në fjalën e saj në këtë Tryezë, Kryetarja e Kuvendit, znj. Nikolla, nënvizoi midis të tjerash se Dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje është bërë një problem më i mprehtë edhe për shkak të rrethanave rënduese të dy viteve të fundit, pandemisë së Covid-19 dhe efekteve bashkëshoqëruese sociale dhe ekonomike, si vështirësitë financiare, rritja e papunësisë, pasigurisë ushqimore dhe impakti i tyre në marrëdhëniet familjare.









