Dr Arben Ramkaj po merr pjese nëpërmjet platformes online në konferencën e organizuar nga Komiteti i Këshillit të Evropës për Kundër-Terrorizmin (CDCT) i cili po realizon një Konferencë Ndërkombëtare të nivelit të lartë mbi Rolet e Grave dhe Fëmijëve në Terrorizëm, në format hibrid.
Kjo Konferencë po fokusohet në çështjet që lidhen me përfshirjen e grave dhe fëmijëve në aktivitete terroriste dhe sfidat që lidhen me riatdhesimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri. Diskutime të tilla po zhvillohen në pesë sesione tematike, duke trajtuar rolet e grave dhe fëmijëve, veçmas, në organizata të ndryshme terroriste, situatën e të kthyerve me lidhje me “DAESH”, politikat e riintegrimit dhe rehabilitimit dhe në fund një tryezë parlamentare për masat e marra nga këshilli i shteteve anëtare të Evropës për të riatdhesuar dhe riintegruar fëmijët nga zonat e pasluftës dhe ato të pasluftës.
Diskutimet do të lejojnë shkëmbimin e pikëpamjeve ndërmjet përfaqësuesve të nivelit të lartë në këtë fushë, duke përfshirë politikëbërësit, parlamentarët, përfaqësuesit e lartë nga organizatat ndërkombëtare, akademikët, gazetarët dhe ekspertët e pavarur.