KONFERENCE ME RASTIN E 10 VJETORIT TE VIZITES SE PAPA FRANCESKUT NE TIRANE

QBNFE antare e Rrjeti për paqebërësit fetarë ndêrkombëtarë”
30 Janar, 2024

KONFERENCE ME RASTIN E 10 VJETORIT TE VIZITES SE PAPA FRANCESKUT NE TIRANE

Ne perkujtim te vizites se Papa Franceskut ne Shqiperi 10 vite me pare, Ambasada e Shqiperise ne Seline e Shenjte organizoi kete konference nen kujdesin e posacem te vete Ambasadores Sh. S. Majlinda Frangaj ku ishin te pranishem shume personalitete, ministra, diplomate, klerike, akademike dhe besimtare te ndryshem.

Pas pershendetjeve te rastit nga Rektori i Universitetit Gregorian P. Mark Lewis S.J,  Ambasadoria Majlinda Frangaj,  Ministri i Jashtem i Shqiperise z. Igli Hasani, Ministri i Vatikanit mnsg . Gallager, referuan me rradhe Ambasadorja Frangaj, prof Ambrogio Bongiovani, Prof. Roberto Regoli, Prof. Maria Belgiorno dhe ne fund drejqori i QBNFE z.Sokol Lulgjuraj i cili foli dhe ilustroi “Kontributin e QBNFE si zgjim i traditës dhe ringritjes së vlerave të harmonisë dhe bashkëpunimit ndërfetar në shekullin e Ri XXI me qasjet dhe sfidat bashkekohore” gje qe u mireprit me shum vleresim nga te pranishmit si demonstrim konkret i punes ne terren me komunitetet fetare dhe shoqerine civile.