![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2021/12/264543248_4500829239971019_2793639368706120737_n.jpg)
workshop i Rrjetit te Qyteteve të Forta (SCN) në Kirgistan
9 Dhjetor, 2021![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2021/12/268259425_4521177451269531_3010611102983723572_n.jpg)
Konferencë Ndërkombëtare mbi Rolet e Grave dhe Fëmijëve në Terrorizëm,
15 Dhjetor, 2021ANGAZHIMI I KUVENDIT NE LUFTËN KUNDER DHUNES NE FAMILJE.
Sot QBNF kontriboi nepermjet z. Sokol Lulgjuraj ne kete veprimtari te rendesishme i cili foli dhe shprehu mendimet e Qendres dhe mundesite qe ofrojne liderat fetare dhe komunitetet e tyre ne kete drejtim.
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2022/12/266034180_4503890652998211_3326231892188252028_n-1024x577.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2022/12/266335301_4503891032998173_7492980331904613367_n-1024x768.jpg)
Kuvendi i Shqipërisë organizoi Tryezën me shoqërinë civile kundër dhunës me bazë gjinore.
Tryeza u drejtua nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.
Në Tryezë morën pjesë përvec deputeteve të Kuvendit, edhe përfaqësuese të organizatave të shoqërisë civile (Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Civil Rights Defenders, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Albanian Women Empowerment, Streheza per Gra dhe Vajza, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, Qendra Progres dhe Zhvillim, Të ndryshëm dhe të Barabartë, Dimensioni Human Rrjeti per Demokraci i Grave Shqiperi Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve në Shqipëri ) si edhe të organizatave ndërkombëtare të angazhuara në luftën kundër dhunës me bazë gjinore (OSBE, UNICEF, NDI, UNDP, UN WOMEN etj.)
Tryeza u organizua në mbyllje të fushatës 16-ditore të ndërgjegjësimit kundër dhunës me bazë gjinore.
Në fjalën e saj në këtë Tryezë, Kryetarja e Kuvendit, znj. Nikolla, nënvizoi midis të tjerash se “Dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje është bërë një problem më i mprehtë edhe për shkak të rrethanave rënduese të dy viteve të fundit, pandemisë së Covid-19 dhe efekteve bashkëshoqëruese sociale dhe ekonomike, si vështirësitë financiare, rritja e papunësisë, pasigurisë ushqimore dhe impakti i tyre në marrëdhëniet familjare.”
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2022/12/264796729_216879570598845_8860839375234744744_n-1024x540.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2022/12/265269728_216879423932193_7655468332466067957_n-1024x683.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2022/12/265393541_216879360598866_3712470868697459300_n-1024x683.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2022/12/265934411_216879543932181_6771674458664345678_n-1024x683.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2022/12/265971086_216879707265498_8867928208218563327_n-1024x683.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2022/12/265982310_216879770598825_7296618744726343349_n-1024x683.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2022/12/266075282_216879483932187_3624369948290601842_n-1024x683.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2022/12/266259394_216879440598858_7551183039228096681_n-1024x683.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2022/12/266034494_4503891482998128_8706610518920172436_n-1024x577.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2022/12/266085241_4503891122998164_5942861232802693789_n-768x1024.jpg)