Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) në bashkëpunimin me Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar (QBNFE) prezantojnë projektin: Sfido urrejtjen! “Menaxhimi i rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes me sfond fetar në formën e denigrimit, stereotipizimit dhe stigmatizimit”, që mbështetjet financiarisht nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA)
Ky projekt synon informimin e gazetareve të medias së shkruar dhe vizive mbi rolin e institucioneve të pavarura si mbrojtës të të drejtave të njeriut; si dhe diskutim me gazetarët mbi mënyrën e raportimit te informacionit dhe problematikat që mund të krijohen në përçimin e tij, duke shmangur komunikimin që mund të krijojë shqetësim në komunitetet fetare në formën e stereotimizimit, denigrimit apo stigmatizimit.
Pas fjales hapese dhe pershendetese te drejtuesve respektive Dr. Robert Gajda, dr Arben Ramkaj dhe zj. Edlira, e rimori fjalen komisioneri per paraqitjen e struktures se projektit ndersa Drejtori i QBNF Z. Sokol Lulgjuraj shtjelloi temen Gjetja e rrugëve dhe mënyrave për angazhimin e përgjegjshëm të të rinjve në sektorin e medias, duke i lene fjalen me pas te pranishmeve te cilet ishin teper aktive dhe ngriten sugjerimet ne lidhje me obkjektin dhe qellimin e projektit.