Sesioni i 5-të “Diskutim dhe informim!

http://iri.al/en/home-1/
22 Janar, 2021
Dita Ndërkombëtare e Kujtesës për Holokaustin
27 Janar, 2021
Sot më 22 Janar 2021, nën rregullat anti-covid, u zhvillua Sesioni i 5-të “Diskutim dhe informim!” me disa të rinj e të rritur të komunitetit Mysliman të Lagjes Vullnetari, Elbasan, në zbatim të projektit “Rrisim Qëndrueshmërinë ndaj Ekstremizmit për një të Ardhme më të Sigurtë” të cilin QBNF po e kryen me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhenieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.
Pas mikpritjes dhe falenderimeve nga Myftiu Agim Duka, si edhe paraqitjes së projektit nga z.Sokol Lulgjuraj, u vazhdua me referatet mbi situatën në lidhje me ekstremizmin dhe gjuhen e urrejtjes në rrjetet sociale nga dr Arben Ramkaj i cili evidentoi rolin qe duhet te luajnë te rinjte per paqen sociale, harmonine dhe parandalimin e ekstremizmit, ne te gjitha format e shfaqjes se tij si edhe në evidentimin e gjuhes së urrejtjes nën vështrimin e klerikëve duke shmangur marrjen e informacioneve fetare nga individe apo burime joformale e jolegale.
Më tej psikologia Elona Mustafaraj referoi për;
1- Shqetësimet dhe problemet që shfaqen te moshat rinore.
2- Identifikimin e rasteve të shfaqjes së konflikteve në komunitetet tona.
3- Nxitja dhe evidentimi i personave me prirje për t’u angazhuar në sesionet e menaxhimit të konfliketeve te bashkmoshataret dhe në fund moderoi diskutimin e të pranishmëve si edhe plotësimin i pyetësorit për njohuritë mbi fenomenin e ekstremizmit.
May be an image of 1 person, në këmbë dhe ushqime
May be an image of një ose më shumë njerëz, persona në këmbë dhe ushqime
May be an image of 3 persona, persona në këmbë dhe ushqime
May be an image of një ose më shumë njerëz, persona në këmbë, people sitting dhe ushqime