![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2020/11/126477924_3387928677927753_2069271862719163783_o.jpg)
Trainim mbi reagimin ndaj situatave Emergjente
20 Nëntor, 2020![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2020/12/127887674_134876601757975_3151662376243770786_n.jpg)
#SafeFuture – Komisionion Analizues
26 Nëntor, 2020Sot më 21 Nentor 2020, nën rregullat anti-covid, u zhvillua Sesioni i dyte “Diskutim dhe informim!” me të rinj e të rritur në sektorin Rrapisht te lagjes “5 Maji”, Elbasan, në zbatim të projektit “Rrisim Qëndrueshmërinë ndaj Ekstremizmit për një të Ardhme më të Sigurtë” të cilin QBNF po e kryen me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhenieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.
Pas mikpritjes dhe fjalës hapëse te moderatorit Pastor Ilir Isaraj si edhe paraqitjes së projektit nga z.Sokol Lulgjuraj, u vazhdua me referatet mbi situatën në lidhje me ekstremizmin dhe gjuhen e urrejtjes në rrjetet sociale. Rolin qe duhet te luajnë te rinjte per paqen sociale, harmonine dhe parandalimin e ekstremizmit, ne te gjitha format e shfaqjes se tij si edhe në evidentimin e gjuhes së urrejtjes nën vështrimin e klerikëve.
Më tej psikologia Elona Mustafarai referoi për shqetësimet dhe problemet që shfaqen te moshat rinore. Identifikimin e rasteve të shfaqjes së konflikteve në komunitetet tona.
Nxitja dhe evidentimi i personave me prirje për t’u angazhuar në sesionet e menaxhimin e konfliketeve dhe në fund moderoi diskutimin e të pranishmëve si edhe plotësimin i pyetësorit për njohuritë mbi ekstremizmin e dhunshëm.
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2020/12/126292418_3392411147479506_8841916277844090597_n.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2020/12/126872906_3392410354146252_6440632366387351513_n.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2020/12/127020217_3392410704146217_7291918491988951653_n.jpg)