SESIONI 41 i KESHILLIT PER TE DREJTAT E NJERIUT

Së bashku për të parandaluar ekstremizmin
23 Gusht, 2019
KONFERENCE ne UET
23 Gusht, 2019

SESIONI 41 i KESHILLIT PER TE DREJTAT E NJERIUT

Dr Arben Ramkaj po merr pjese si delegat ne sesion e 41 të hapjes se punimeve për Keshillin e të drejtave te njeriut të Kombeve të bashkuara në Gjeneve.

Gjenevë, diskutim mbi (keq)kuptimet ndaj lirisë fetare dhe asaj të shprehjes

Në kuadër të punineve të sesionit të 41-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, në një nga sallat e Pallatit të Kombeve, është zhvilluar një takim me temë “Nga politikja tek personalja:(Keq)kuptimet e lirisë fetare dhe asaj të shprehjes nëpër botë”.
Nga veriu në jug të planetti, fondamentalizmat dhe ekstremizmat fetarë, nacionalë dhe kulturorë, po bazohen tek ideologjitë përjashtuese, që nga ana e tyre mbështeten tek narrativat që e reduktojnë ndjeshëm të drejtën e lirisë së besimit, të të pasurit të një identiteti etno-nacional, dhe që karakterizohen nga një supremaci kulturore. 
Këto narrativa, shpesh përjetësohen në emër të lirisë të fesë dhe besimit, 
dhe ndonjëherë madje kodifikohen në ligje të shkruara. Zbatimi i ligjeve, politikave dhe praktikave të tilla, pengon barazinë për grupimet dhe individët anembanë globit, duke përfshirë anëtarët e komuniteteve fetare të pakicës, mendimtarët e lirë, humanistët, disidentët politikë dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, të cilët po përjetojnë shkelje të pajustifikuara të të drejtave të tyre, sa i përket lirisë së fesë dhe besimit, ashtu edhe lirisë së shprehjes, me pak ose aspak mundësi për adresimin e këtij problemi. 
Këto shkelje të të drejtave vazhdojnë ende, pavarësisht nga hapat e ndërmarrë nga komuniteti ndërkombëtar. Aktiviteti i zhvilluar pasditen e sotme, u fokusua në maksimizimin e sinergjive ndërmjet kornizave të ndryshme ekzistuese, duke e vënë theksin në studimet e nismave konkrete, si dhe punës programatike nga ana e organizatave të shoqërisë civile, agjencive të OKB-së, dhe qeverive të ndryshme. 
Gjithashtu ky aktivitet synoi të krijojë hapësirën e duhur për të nxitur një debat mbi vlerën e rritjes së “edukimit fetar”, por edhe “edukimit mbi lirinë fetare” në mesin e aktorëve të ngarkuar me detyrën për t’ju përgjigjur shkeljeve të të drejtave të njeriut në hapësirat ndërkombëtare dhe atyre diplomatike. 
Panelin e drejtoi Joka Brand, sekretare e përgjithshme dhe zv/ministrë e Jashtme e Holandës, ndërsa panelistët e tjerë ishin Ahmed Shahid, raportues special i OKB-së për lirinë fetare; Imën Gilmor, përfaqësues special i BE-së për të Drejtat e Njeriut; dr.Arben Ramkaj, kryetar i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar me seli në Elbasan; Abdisaid Ismail, bashkëthemelues dhe Drejtor i MaPCo, Elham Manea, profesoreshë e studimeve mbi Lindjen e Mesme në Universitetin e Zyrihut. Ndërkohë, moderatore e panelit ishte Ani Zonveld, nga Aleanca Myslimane për Vlerat Progresive dhe Gjithëpërfshirjen.