SESIONI 41 i KESHILLIT PER TE DREJTAT E NJERIUT
23 Gusht, 2019
MEMORANDUM BASHKEPUNIMI
23 Gusht, 2019

Më dt. 27 Qershor 2019, në Universitetin Europian të Tiranës, u zhvillua Konferenca Kombëtare mbi “Forcimin e Kapaciteteve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm të Aktorëve të Vijës së Parë”

Kjo Konferencë ishte finalizimi i një pune të gjatë disa mujore e projektit “Fuqizimi i kapaciteteve të aktorëve të vijës së parë kundër ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet zhvillimit të moduleve të trajnimit”. 
Projekti u realizua nga Departamenti i Shkencave Sociale të Aplikuara të Universiteti Europian i Tiranës në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe me Ministria e Brendshme, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë 
Konferenca e organizuar në tri panele, ajo u përshendet nga Z. Agron Sojati Koordinator Kombetar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, prane Kryeministrit. Prof. Dr. Nevila Nika Rektore e Universitetit Europian të Tiranës dhe Z. Martin Banks përfaqësues i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.

Paneli i dytë vijoi me paraqitjen e kurrikulave të hartuar nga ekspertët Prof. Asoc. Roland Lami, Dr. Elona Mehmeti, Prof. Merita Poni, Prof. Asoc. Dr. Enri Hide.

Ne panelin e tretë të ftuarit patën mundësi të dëgjonin konkretisht punën që bëjnë në teren përfaqësues të komuniteteve fetare në drejtim të parandalimit të ekstremizmit si Dr. Hysni Skura pedagog ne Universitetin Beder dhe Imam, Z. Sokol Lulgjuraj përfaqësues i Qëndrës së Bashkepunimit Ndërfetar, Elbasan si dhe Z. Robert Korkuti, Ekspert (Programi i USAID – Projekti – Planning and Local Governance Project)

Konferanca pati pjesëmarje të gjërë të të gjithë aktorëve të përfshirë në fazat e zhvillimit të tij, si punonjës social, mësues, psikolog, student, përfaqësues të shoqatave të grave, dhe të rinj.