Rezultate kundër ekstremizmit
1 Shkurt, 2020
MEDIA PROMOVON ANTIDISKRIMINIMIN FETAR
4 Shkurt, 2020

Nën titullin “Për një shoqëri pa diskriminim” është zhvilluar ditën e sotme në Elbasan një konferencë në kuadër të “Javës kundër Diskriminimit. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë komisioneri për Mbrojtjen Kundër diskriminimit, Z. Robert Gajda, Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja, përfaqësuesi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri zv ambasadori z. Robert Wilton, Kryetari i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Dr. Arben Ramkaj, Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Bukurosh Stafa, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues nga avokati i popullit.
Në fjalën e tij Z.Gajda duke theksuar punën e rëndësishme që ka bërë Elbasani në këtë drejtim theksoi faktin se zyra e komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi në këto 10 vjet ka marrë në total 826 vendime.

Përfaqësuesi i prezencës së OSBE Robert Wilton vuri në dukje se një nga kushtet për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është edhe puna që bëhet kundër diskriminimit.

Kryetari i Bashkisë vlerësoi punën e Komisionerit Kundër Diskriminimit dhe Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, pasi -sipas Llatjas-kanë bërë që Elbasani të jetë kryeqendra e bashkjetesës fetare.

Diskriminimi është çdo lloj dallimi, përjashtimi, kufizimi bazuar në shkaqe të ndryshme, gjë që bën të pamundur ushtrimin e të drejtave dhe lirive themelore-theksoi Kryetari i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, i cili gjithashtu vuri në dukje modelin e Elbasanit përsa i përket tolerancës fetare ndërsa apeloi kundër çdo lloj forme të diskriminimit.

Diskriminimi është problem i madh kudo në Evropë dhe çrrënjosja e tij do ta bëjë kontinentin tonë vend më të mirë për jetesë ku të mos ketë më urrejtje në bazë racore, në bazë të ngjyrës së lëkurës, gjinisë, gjuhës, religjionit, prejardhjes etj-tha ndër të tjera Dr. Arben Ramkaj.