Sesioni i 4-t “Diskutim dhe informim!”

SESIONI NR 3 MENGEL
5 Dhjetor, 2020
MARSHIMI i PAQES 2021
9 Janar, 2021
Sot më 18 Dhjetor 2020, nën rregullat anti-covid, u zhvillua Sesioni i 4-t “Diskutim dhe informim!” me disa të rinj e të rritur të komunitetit Mysliman në Bradashesh, Elbasan, në zbatim të projektit “Rrisim Qëndrueshmërinë ndaj Ekstremizmit për një të Ardhme më të Sigurtë” të cilin QBNF po e kryen me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhenieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.
Pas mikpritjes dhe falenderimeve nga Imam Dauti, si edhe paraqitjes së projektit nga z.Sokol Lulgjuraj, u vazhdua me referatet mbi situatën në lidhje me ekstremizmin dhe gjuhen e urrejtjes në rrjetet sociale. Imami Agron Sula u ndal ne rolin qe duhet te luajnë te rinjte per paqen sociale, harmonine dhe parandalimin e ekstremizmit, ne te gjitha format e shfaqjes se tij si edhe në evidentimin e gjuhes së urrejtjes nën vështrimin e klerikëve duke shmangur marrjen e informacioneve fetare nga individe apo burime joformale e jolegale.
Më tej psikologia Elona Mustafaraj referoi për;
1- Shqetësimet dhe problemet që shfaqen te moshat rinore.
2- Identifikimin e rasteve të shfaqjes së konflikteve në komunitetet tona.
3- Nxitja dhe evidentimi i personave me prirje për t’u angazhuar në sesionet e menaxhimit të konfliketeve te bashkmoshataret dhe në fund moderoi diskutimin e të pranishmëve si edhe plotësimin i pyetësorit për njohuritë mbi fenomenin e ekstremizmit.
May be an image of një ose më shumë njerëz, persona në këmbë dhe outerwear
May be an image of një ose më shumë njerëz
May be an image of një ose më shumë njerëz dhe outerwear
May be an image of 1 person dhe në këmbë
May be an image of një ose më shumë njerëz, people sitting dhe outerwear