
Demokracia në Praktikë
13 Korrik, 2021
SOLIDARITET ME PASTORIN AKIL PANO
8 Shtator, 2021Kryesia e QBNF priti sot me 27 Korrik 2021 delegacionin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të kryesuar nga z. Obaid Alhairi Salem Alketbi, Gjeneral Major, ish Minister i Shtetit për «ështje të Sigurisë dhe Asistent Minister për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar për «ështjet Ushtarake dhe të Sigurisë, qe u shoqerua në kete takim nga z. Taulant Balla, Kryetari i Parlamentit Nderkombetar per Tolerance dhe Paqe, njekohesisht deputet i Elbasanit, si edhe Ambasadori i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, z. Ermal Dredha.
Takimi u zhvillua ne atmosfere vellazerore ku fillimisht Kryetari i Komitetit Nderfetar Dr. Arben Ramkaj prezantoi mysafiret me kreret e komuniteteve dhe kontributin e QBNF ne dobi te mbarvajtjes se jetes social-komunitare ne Elbasan.
Me tej miku i nderuar nga Emiratet shprehu kenaqesine dhe konsideratat per kete vizite, popullin tone dhe modelin tone nderfetar per te cilin kishte degjuar por qe sot e preku nga afer.
Edhe zoti Balla vlersoi shume rolin historik te klerikeve shqiptare dhe kontributin e cmuar te QBNF gjate ketyre 2 dekadave te fundit.
Me pas, kordinatori nderfetar dhe drejtor i QBNF z.Sokol Lulgjuraj beri nje permbledhje te veprimtarise dhe angazhimeve te Qendres duke evidentuar arritjet e deritanishme dhe objektivat per te ardhmen.
Ne fund u shkembyen dhuratat simbolike dhe premtimet per t u ritakuar sebashku ketu dhe ne Emirate.









