Sot me 13 Korrik 21, QBNF ishte pjese dhe u angazhua ne Ciklin e Trajnimeve “Demokracia në Praktikë” me drejtorin ekzekutiv z. Sokol Lulgjuraj dhe me pergjegjesen e Departamentit te Edukimit Zj. Gentiana Lulgjuraj.
Njohja më e mirë e veprimtarisë parlamentare dhe mekanizmave të aksesit, dhe përmirësimi i rrjedhës së informacionit midis publikut dhe parlamentit shihen si parakushte për të ndikuar dhe forcuar përfaqësimin nga deputetët e zgjedhur.
Për këtë kemi filluar sot Ciklin e Trajnimeve Demokracia në Praktikë me Modulin I për njohjen e mekanizmave të angazhimit efektiv të qytetarëve me perfaqësues të shoqërisë civile, individë aktivë dhe përfaqësues të grupeve komunitare në zonat Elbasan, Berat, Korçë.