![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2021/07/be87e88a-450c-46be-8603-802dceb2f8f3.jpg)
Pritje e DELEGACIONIT nga Emiratet e Bashkuara Arabe
27 Korrik, 2021![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2021/10/241643830_4220196581367621_270659749696632418_n.jpg)
AKTIVITETET E QBNF PUBLIKOHEN NE REVISTEN ORIONINE
12 Shtator, 2021Kryesia e QBNF sot priti në Elbasan pastorin e njohur Dr. Akil Pano. Në këtë takim u diskutua për konceptet fetare rreth familjes dhe kryesisht martesës dhe prindërimit sipas perceptimit të librave të shenjtë por dhe traditës shekullore shqiptare për familjen.
Ndër të tjera u diskutua edhe rreth konceptit të lirisë së besimit dhe lirisë së shprehjes së teksteve të shenjta fetare pa asnjë hezitim si e drejtë kushtetuese e padiskutueshme për shoqëritë e lira e demokratike.
U diskutua gjithashtu për rolin dhe rëndësinë që kanë klerikët për të trajtuar tema me interes shoqeror, siç janë distancimi nga gjuha e urrejtjes apo diskriminimi për grupet shoqërore në minorancë me mazhorancën e shoqërisë.
Takimi ishte miqësor, i larmishëm dhe me shumë “nerv” shpirtëror. Gjatë diskutimit klerikët e Elbasanit u prezantuan edhe me projektin kombëtar të lançuar nga Pastor Pano mbi familjen. Projekt ky i quajtur “Koalicioni Shqiptar për mbrojtjen e familjes”.
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2021/10/240574703_4207916245928988_5342028680729433391_n.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2021/10/240583917_4207917099262236_5450129145764472391_n.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2021/10/240585053_4207917342595545_6704037505784699193_n.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2021/10/241572982_4207917789262167_2881894662911677881_n.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2021/10/241631567_4207916985928914_8072096917186505820_n.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2021/10/240578691_4207917425928870_2640787744985733770_n.jpg)
![](https://interreligiouscenter.org/wp-content/uploads/2021/10/240618544_4207915999262346_5096281758170393148_n.jpg)