
MESAZH NGUSHÀLLIMI DHE SOLIDARITETI
24 Korrik, 2016http://www.panorama.com.al/terrorizmi-eshte-kunder-qyteterimit-te-dashurise/
27 Korrik, 2016Drejtuar Ambasadoit të Vatikanit në Shqipëri
I nderuar Shkëlqesi, Nunci Apostolik Ivan Ramiro Moliner.
Komiteti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan me hidhërim të thellë mësoi për vrasjen në Francë të një prifti katolik prej disa personave të Áekulibruar dhe vandalë, duke e konsideruar këtë akt të rëndë terrorist që synon përshkallëzimin e kësaj epidemie gjakatare në dëm të qytetërimit duke radikalizuar padrejtësisht përkatësinë e besimit mysliman e duke krijuar një klimë gjithnjë e më të tensionuar në botë apo që nxit urrejtje ndërfetare.
Ne Ju shprehim solidaritetin tonë dhe ngushëllimet e të gjithë besimtarëve tanë për këtë martir tuajin, duke dënuar njëkohësisht me indinjatë të thellë këto akte vrastare makabre.
Duke besuar me ndihmën e Zotit, që zëri i arsyes njerezore do të triumfojë mbi ofshamën e terrorit, krimit dhe mllefit, të gjithë së bashku le të mos reshtim për të Árrënjosur†shkaqet dhe ideatorët e këtyrë mënxyrave.
Me lutjen që shpirti i këtij martiri të Kishës suaj të prehet në paqë, urojmë që mbarë Komuniteti Katolik, së bashku me tërë popujt në botë, të gjejmë forcë për të përballuar me solidaritet e vëllazëri këto sfida, me shpresën për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe pa urrejtje që sjell këtë terrorizëm.
Zoti me ne!
Me hidhërim
Për QBNF ELBASAN
Arben Ramkaj † † † † † † † †kryetari
Don Emilio Valente ††††††††††† n/kryetar ††† Famullitar Kisha Katolike† Elbasan
Haxhi Agim Duka ††††††††††††† anëtar ††††††† Myftiu i Elbasanit
At Gjergji Trbicka††††† †††††††† anëtar ††††††† Kryeprift Kisha Ortodokse Elbasan
Baba Faik Selmani †††††††††††† anëtar ††††††† Drejtues i Bashkësisë Bektashiane
At Stavri «ipi anëtar ††††††††† anëtar†††††††††††††††††† Prift Kisha Ortodokse Elbasan
Dervish Ardit MuÁodemi†††† anëtar ††††††† Përfaqësures i Bashkësisë Bektashiane
Sokol Lulgjuraj †††††††† kordinator / anëtar††††† Përfaqësures Kisha Katolike† Elbasan