MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI
Drejtuar Ambasadores së Gjermanisë në Shqipëri
E nderuar Shkëlqesi, Ambasadore Susanne Schütz.
Komiteti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan me hidhërim të thellë mësoi për aktin e rëndë terrorist në Mynih ku humbën jetën disa qytetarë gjermanë e midis tyre tre bashkombas tanët.
Ky akt na mbush me dhimbje të madhe për viktimat e pafajshme nga ky sulm terrorist dhe na shqetëson së tepërmi për epideminë që po përhapet nga keqpërdorues të fesë për të mbushur paplotësinë e tyre në jetë..
Ne Ju shprehim solidaritetin tonë dhe ngushëllimet e të gjithë besimtarëve tanë për familjet e jetëve të humbura duke dënuar njëkohësisht me indinjatë të thellë këto akte vrastare makabre.
Ne besojmë fort mirë se zëri i arsyes dhe i ndërgjegjes njerezore do të triumfojë mbi klithmën e terrorit, krimit dhe mllefit njerëzor por të gjithë së bashku duhet të mos reshtim për të zhdukur shkaqet dhe ideatorët e këtyrë mënxyrave.
Me lutjen që shpirtrat e tyre të prehen në paqë urojmë që populli gjerman, së bashku me komunitetin europian e botëror të gjejmë forcë për të përballuar me solidaritet e vëllazëri me shpresën për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe pa urrejtje që sjell këtë terrorizëm.
Me pikëllim për jetët e humbura
Komiteti i QBNF ELBASAN
dr. Arben Ramkaj kryetar – Bashkësia yslimane
Don Emilio Valente n/kryetar – Famullitar Kisha Katolike
Haxhi Agim Duka anëtar – Myftiu i Elbasanit
At Gjergji Trbicka anëtar – Kisha Ortodokse
Baba Faik Selmani anëtar – Bashkësia Bektashiane
At Stavri Çipi anëtar anëtar – Kisha Ortodokse
Dervish Ardit Muçodemi anëtar – Bashkësia Bektashiane
Sokol Lulgjuraj – kordinator / anëtar – Kisha Katolike