MBYLLJA E PROJEKTIT #safefuture

QBNF merr pjese ne Pritjen e Ambasades se Urdherit Maltez ne Tirane
29 Qershor, 2021
MBYLLJA #SAFE FUTURE
1 Korrik, 2021

MBYLLJA E PROJEKTIT #safefuture

Në 30 Qershor 2021, QBNFE mbylli me sukses Projektin e rendesishem “RRISIM QENDRUSHMERINE NDAJ EKSTREMIZMIT PËR NJË TË ARDHME MË TË MIRË” #safefuture te cilin e zbatuam fale mbeshtetjes financiare te Zyres se Marrdhenieve me Publikun te Ambasades se SHBA ne Tirane.
Aktivitetin e pergatur shume mire nga stafi #safefuture e hapi Kreu i Komitetit Nderfetar Dr. Arben Ramkaj i cili falenderoi te pranishmit, donatoret dhe aktoret qe kontribuan duke evidentuar vlerat dhe punen e gjithsesilit si dhe rendesine e projektit dhe vazhdimesine e angazhimit te te gjithe aktoreve.
Me pas ne fjalen e tij pershendetese Krytari i Bashkise z. Gledian Llatja theksoi duke vleresuar punen e vazhdueshme te QBNF ne dobi te banoreve te Elbasanit e jo vetem.
Me tej moren fjalen dhe shprehen konsideratat e tyre ne emer te organizatave zbatuese At Stavri Çipi, Komisar Faik Ruko, zj. Anila Çota, z. Besim Dybeli dhe zj. Eriona Hoxha.
Me pas, drejtuesit e projejtit z. Sokol Lulgjuraj dhe zj. Elona Mustafaraj bene nje pasqyre te permbledhur mbi aktivitetet e kryera dhe perfundimet e arritura si edhe sfidat e projektit.
Ne fund iu dhane certifikatat te rinjve te trainuar qe shprehen edhe emocionet e tyre per angazhimin ne kete projekt.
           Programi
11 00 Urimi i mirëseardhjes dhe moderimi nga Kryetari i QBNF Dr. Arben RAMKAJ
11 06 Përshëndetje nga Kryetari i Bashkisë Elbasan Z. Gledjan LLATJA
11 12 Përshëndetje nga Drejtoria Vendore e Policisë të Qarkut Elbasan Komisar Faik RUKO
11 15 Përshëndetje nga Drejtori i Zyrës Arsimore Vendore Elbasan Zj. Anila ÇOTA
11 18 Përshëndetje në emer të Komuniteteve fetare të QBNF At Stavri ÇIPI
11 21 Përshëndetje nga Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Elbasanit Z. Besim DYBELI
11 24 Përshëndetje nga Presidentja e organizatës “Të Dëgjoj 366” Zj.. Eriona HOXHA
11 27 Përshëndetje nga Përfaqësuesi i të Rinjve të trainuar Zj. Enisa Çakalli
11 30 Paraqitja e Rezultateve dhe arritjeve të Projektit nga drejtuesi i tij z.Sokol LULGJURAJ
11 45 Ndarja e Çertifikatave per të rinjtë e trainuar për menaxhimin e konflikteve në komunitet dhe formimin e tyre psiko-edukues nëpërmjet organizatave partnere ne këtë projekt nën moderimin e asistentes së Projektit zj. Elona Mustafaraj.
12 00 bufe
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur, në këmbë dhe teksti që thotë "ONFERENCI ONFERE NCI NTER"
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "SCAMPA ""