Roli i organizatave te besimeve fetare
21 Tetor, 2021
SFIDO URREJTJEN
27 Tetor, 2021
Më 21 Tetor 2021 ishim të ftuar në Konferencën Rajonale “Rimendimi i Tolerancës Fetare midis Partnerëve të Ballkanit Perëndimor” e organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), e ku QBNF u pefaqesua nga zv/kryetari i saj Don Giussepe Testa.
Kjo konferencë u mbajt në kuadër të nismës “Drejt një dialogu më të madh ndërkulturor, ndërbesimtar dhe ndërfetar në Ballkanin Perëndimor”, mundësuar dhe mbështetur financiarisht nga organizata jofitimprurëse donatore DRA – Deutsch-Russischer Austausch e.V. dhe Civic Solidarity Platform dhe Zyra Federale e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.
Kjo Konferencë mblodhi së bashku përfaqësues të Komuniteteve Fetare nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor, partnerë të Shoqërisë Civile në rajon, përfaqësues Akademikë, si dhe përfaqësues të Medias si një aktor kyç kontribues në promovimin e paqes, sigurisë dhe rritjen e tolerancës reciproke fetare.
Pjesëmarrësit diskutuan mes tyre pikëpamjet dhe opinionet e tyre mbi situatën dhe nivelin e respektimit të lirisë fetare dhe dialogut ndërkulturor, bashkëpunimin ndërbesimtar dhe ndërfetar midis vendeve të rajonit, me synim kontributin në promovimin e paqes përmes dialogut ndërbesimtar dhe ndërfetar në Ballkanin Perëndimor duke shkëmbyer jo vetëm opinione dhe përvoja midis pjesëmarrësve përfaqësues të feve të ndryshme, por edhe duke dhënë mesazhe dhe rekomandime mbi temat e diskutuara.