DEKLERATE E QBNFE MBI ZGJEDHJET VENDORE

Perkujtim i Dites Boterore Kunder Skllaverise
5 Maj, 2023
“Roli i studimeve ndërfetare në edukimin bashkëkohor”
10 Maj, 2023
Deklaratë.
Me rastin e zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe Kryetar Bashkie në 14 /05/2023, Ne, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë që të marrin pjesë në këto votime të rëndësishme me vendosmëri, por gjithashtu me qetësi dhe në respekt të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve.
Zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm për vendin tonë dhe janë një shans për të dëshmuar pergjegjësinë qytetare. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në votim, në mënyrë që të jenë pjesë e vendimarrjes dhe të zgjedhin atë që ata mendojnë se është më e mira për qytetarët dhe komunitetin e tyre.
Qendra falenderon partite politike Elbasanse për fushatën e qetë dhe qytetare si asnjëhere tjetër në qytet ndaj i inkurajon që kjo fryme të ruhet deri ne ditën e votimit. Të gjithë qytetarët të respektojnë rregullat e votimit dhe të votojnë pa incidente. Ne jemi të bindur se, duke treguar përgjegjësi dhe kujdes, zgjedhjet mund të jenë një moment i rëndësishëm për t’u krenuar.
Së fundi, me rastin e Ditës së Europës, Ne si Qendër e Bashkëpunimit Ndërfetar urojmë të gjithë qytetarët shqiptarë për të qenë pjesë e vizionit europian. Dita e Europës na kujton se jemi bashkë në një rrugëtim të përbashkët drejt zhvillimit dhe përparimit, ku bashkëpunimi dhe solidariteti janë çelësat e suksesit.
Ne shpresojmë që Shqipëria shumë shpejt të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
Zoti e bekoftë Elbasanin
Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Europe Day 9 May"