Rrjeti Rajonal i Ballkanit Perëndimor

STRONG CITIES NETWORK Conference
10 Shkurt, 2023
HOMAZHE PER VIKTIMAT E TERMETIT NE TURQI E SIRI
13 Shkurt, 2023

Rrjeti Rajonal i Ballkanit Perëndimor

Në dt. 8 dhe 9 Shkurt 2023, në Sarajevë u organizua workshopi rajonal nga Rrjeti Rajonal i Ballkanit Perëndimor lidhur me çështjet e parandalimit dhe kundërshtimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në nivel lokal, rajonal dhe më tej qasja globale, ku moren pjese edhe drejtuesit e QBNF dr Arben Ramkaj dhe Z. Sokol Lulgjuraj duke dhene kontributin dhe pervojen e tyre.

Në sesionin e parë të këtij workshopi është diskutuar për lidershipin e qyteteve dhe kryebashkiakëve lidhur me parandalimin e fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në vijim të diskutimeve në këtë workshop, u fol mbi urrejtjen dhe ekstremizmin në nivel lokal me vëmendje të veçantë në perspektivat e zyrtarëve të pushtetit vendor. Rëndësi e veçantë në këtë session iu dha aktorëve të përfshirë të cilët do të reflektojnë mbi hartëzimin rajonal të rrjetit të Qyteteve të Forta, lidhur me dhunën specifikë, dhe nevojat sipas prioriteteve parandaluese.

Nuk është lënë pas as diskutimi dhe dakordësimi për angazhimin dhe forcimin e rinisë i cili do të sjellë lehtësimin e masave për të reduktuar ndjenjat e të rinjve që lidhen me shkëputjen dhe mosbesimin ndaj institucioneve të qeverisjes lokale, të cilat mund të përbëjnë një pengesë për qasjen e shumë-aktorëve dhe të gjithë shoqërinë ndaj parandalimit të radikalizmit dhe ekstremizmit që njihet globalisht si praktikë e mirë.

QBNFE ashtu sikurse edhe organizatorët dhe pjesëmarrësit e tjerë dakordësuan në marrjen në konsideratë se si të sigurojnë koherencë dhe bashkërendim midis numrit në rritje të iniciativave ndaj ekstremizmit dhe urrejtjes, si dhe atyre shumëpalëshe të ndërlidhura në të gjithë rajonin, përfshi dhe Rrjetin Rajonal të Ballkanit Perëndimor.