
Rrjeti Qytete të forta në Ballkanin Perëndimor
25 Nëntor, 2019
QBNF PRANE TE DEMTUARVE NGA TERMETI
2 Dhjetor, 2019QBNF nxit duke zhvilluar pasditen e 28 Nentorit në qytetin e Elbasanit ne ambjentet Fish Citit një aktivitet ku Qendra Bashkëpunimit Ndërfetar ,Biznesi Rozafa dhe bashkia Elbasanit sëbashku me sipërmarrësit, njerëzit e politikës, artit dhe sportit u bënë bashkë për të dhuruar ndihmë financiare për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
Fjalën e tij Kryetari i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Dr. Arben Ramkaj e nisi me një lutje për banorët e prekur nga tragjedia si dhe për të pranishmit të cilët janë bërë pjesë e kontributeve që po mbidhen për ato familje të mbetura tashmë pa shtëpi. Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar theksoi Dr. Ramkaj do të kontribuojë me 10 000$ Àshtë e rëndësishme theksoi Dr. Arben Ramkaj që edhe politika, ashtu si komunitetet fetare, të jetë e bashkuar në këto ditë të vështira për shqiptarët.
Në total bashkë me bizneset u mblodhën 350 milion leke (te vjetra), 50 mije dollarë dhe 65 mije euro.