QBNF kremton 107 Vjetorin e Pavarsisë me Bashkatdhetaret në USA
24 Nëntor, 2019QBNF sensibilizon bizneset dhe politikantet ne ndihme te te demtuarve nga termeti
28 Nëntor, 2019më datë 25.11.2019, u zhvillua në qytetin e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, Veprimtari Shkëmbimi midis Qyteteve te Rrjetit të Qyteteve të forta në Ballkanin Perëndimor.
Ky Projekt ka në fokus të punës së tij programe të cilat synojnë të forcojnë kapacitetet e pushtetit vendor për parandalimin dhe luftën ndaj ektremizmit të dhunshëm.
Përpjekjet në Ballkanin Perëndimor janë përqendruar në ndërtimin e infrastrukturës vendore për koordinimin e parandalimit.
Qyteti pilot i këtij programi është Kumanova me bashkë-pilot komunën e Çairit dhe qytetin e Elbasanit.
Bashkia Elbasan u përfaqësua në këtë takim nga Nën Kryetari i Bashkisë Z. Ervin Saraçi i cili prezantoi dhe punën e bërë nga Bashkia Elbasan mbi situatë e masave që janë marrë në nivel lokal përsa i përket esktremizmit të dhunshëm. Z. Saraçi pasqyroi aktivitetet e organizuara nga aktoret vendorë në Elbasan.
Pjesë e ekipit të Z. Saraçi ishin përfaqësues nga Qëndra për Bashkëpunim Ndërfetar, Shoqata për Shërbime Psiko-Sociale “Të Dëgjoj 366” dhe I.E.V.P-Peqin.