
Së Bashku Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
14 Shkurt, 2017
BASHKEBISEDIM me STUDENTET
1 Mars, 2017† † † Roli i institucioneve arsimore dhe mësuesve në edukimin e nxënësve me frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës
Politikat dhe masat e marra nga Bashkitë †në mbështetje të të rinjve
† †††Roli i medias në përcjelljen e mesazheve të tolerancës dhe bashkëjetesës fetare
† † † † †Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut parashikon se “«dokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë (neni 18), e mendimit dhe të shprehjes (Neni 19) dhe se edukimi duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë kombeve, grupeve etnike apo fetare (neni 26).
Aktet e intolerancës, dhunës, terrorizmit, ksenofobisë, nacionalizmit agresiv, racizmit, antisemitiz-mit, përjashtimit, margjinalizimit dhe diskriminimit drejtuar kundër pakicave kombëtare, etnike, fetare dhe gjuhësore, refugjatëve, emigrantëve, dhe grupeve vulnerabël brenda shoqërive, si dhe aktet e dhunës dhe frikësimit të kryera kundër personave që ushtrojnë lirinë e tyre të mendimit dhe të shprehjes, të cilat kërcënojnë konsolidimin e paqes dhe demokracisë, si kombëtare dhe ndërkombëtare, janë pengesë për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë.
Respekti dhe toleranca janë veprime liberale, me anë të të cilave dallimet e të tjerëve janë të njo-hura si të njëjta me tonat dhe ku pasuritë e një kulture tjetër konsiderohen si pasuri e të gjithëve.
Kuptimi i tolerancës
Toleranca është respekti, pranimi dhe vlerësimi i diversitetit të pasur të kulturave të botës sonë, formave dhe mënyra tona të shprehjes si qënie njerëzore. Ajo mbeshtetet në njohuritë, sinqeritetin, komunikimin, dhe lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit. Toleranca është harmoni në ndryshim. Kjo nuk është vetëm një detyrim moral, ajo është gjithashtu një kërkesë politike dhe ligjore. Toleranca, virtyti që e bën të jetë e mundur paqja, kontribuon në zëvendësimin e kulturës së luftës me kulturën e paqes. † †
† † † † † † † † † ††