TOLERANCA PËRMES EDUKIMIT
24 Shkurt, 2017
GEZUAR MESUES – E 7 MARSIN
7 Mars, 2017

“Faith- A Bridge that unites us – Feja, një urë qe na bashkon”.

QBNF sot me 28 Mars 2017 ishte e ftuar në ambientet  e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë ku u mbajt bashkëbisedimi me temë; “Dialogu Ndertetar, mundesi per njohje dhe respekt reciprok”

te pranishem ne bashkëbisedim ishin studentë të Fakulteteve, degëve dhe viteve të ndryshme si edhe profesore te tyre. gjithashtu nderoi me pranine dhe kumtesen e tij Myftiu i bashkësisë fetare islame-Strugë, M-r.Salim Efendi Sulejmani

Dr.Edi Çela – Profesore universitare pranë UNS dhe pedagoge e Multikulturalizmit pranë Fakultetit të Shkencave Politike falenderoi te pranishmit dhe miqte klerike nga Elbasni si edhe moderoi takimin.
Gjithashtu të pranishëm ishin edhe përfaques të ndryshëm fetarë, pedagogë Universitar, përfaqësues të mediave etj.
Në këtë bashkëbisedim u diskutua për bashkëpunimin ndërfetar si ne Republiken e Shqipërisë ashtu dhe në Rep e Maqedonisë.

Studentët e UNS parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me ndikimin e fesë ne shoqëri dhe harmoninë fetare , e cila në botën globale sot, ka një rrjedhë mjaft pozitive.
Universiteti Ndëkombëtar në Strugë shprehu mirënjohje ndaj iniciativës të ndermarrë nga të ftuarit duke theksuar se bashkëpunimi dhe besimi janë elementë që ndihmojnë në shmanigien e luftërave të ndryshme dhe ruajtjen e paqes në botë ,pa marrë parasysh faktin se cilës fe i pëkasim!