
Nismë Publike të Drejtësisë për të Miturit
9 Shkurt, 2022
Advokimi dhe hapat deri te suksesi
16 Shkurt, 2022Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë në bashkëpunim me Këshillat Ndërfetarë të Evropës , me teme Vëllazëria në Humanizëm me pjesëmarrjen e liderëve të komuniteteve fetare, ambasadores së SHBA-së në Tiranë SHTZ. Yuri Kim, Nuncit Apostolik SHTZ. Luigi Bonazzi dhe Presidentit të Këshillave Ndërfetarë të Europës Dr. Luigi de Salvia! Në aktivitet morën pjesë klerikë myslimanë dhe të krishterë, përfaqësues nga bota akademike, intelektualë dhe studiues, si dhe të rinj e të reja nga të gjitha komunitetet fetare.
Në seancën e parë të moderuar nga Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH-së dhe zv/president i Këshillave Ndërfetarë të Evropës, kanë përshëndetur pesë krerët e komuniteteve fetare në vendin tonë njëkohësisht dhe anëtarë të Bordit të Presidencës, Ambasadorja e SHBA-së znj. Yuri Kim, Nunci Apostolik Luigi Bonazzi, si dhe më pas ka folur si i ftuar special Dr. Luigi De Salvia.
Në seancën e dytë kanë mbajtur kumtesa përfaqësues të Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në KNFSH.