OSBE, konferencë për para-ndalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Forumi me Kryesinë BELSH
16 Gusht, 2019
Vizitë kortezie
16 Gusht, 2019
Forumi me Kryesinë BELSH
16 Gusht, 2019
Vizitë kortezie
16 Gusht, 2019

OSBE, konferencë për para-ndalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

OSBE, konferencë e nivelit të lartë në Bratislavë, për parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Bratislavë- Më shumë se 400 pjesëmarrës të nivelit të lartë duke përfshirë përfaqësues politikë, koordinatorë kombëtarë të anti-terrorizmit dhe ekspertët nga shtetet anëtare të OSBE, si dhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare dhe nënrajonale, akademikë dhe shoqëria civile, do të takohen sot dhe nesër në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, në kuadër të konferencën vjetore kundër terrorizmit të OSBE.†
Gjatë konferencës 2-ditore, pjesëmarrësit do të marrin në konsideratë përpjekjet për të parandaluar dhe luftuar terrorizmin, si dhe ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm që Áon në terrorizëm (VERLT) në vendet anëtare të kësaj organizate.
Në sesionet e kësaj konference, do të shqyrtohen përparimet në bashkëpunimin ndërkombëtar në luftimin e terrorizmit, dhe zbatimin e praktikave të mira në parandalimin e VERLT në vendet anëtare të OSBE-së.
Gjithashtu në këtë aktivitet, do të disktutohet mbi platformat që mbështesin bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet qeverive dhe shoqërisë civile,
programet dhe qasjet që ndihmojnë identifikimin dhe mbështetjen e individëve që janë në rrezik radikalizimi ndaj dhunës terroriste, sikurse janë mekanizmat e referimit dhe ndërhyrjet para-penale.
Po ashtu një vëmendje të vecantë, do te kenë programet në burgjet për rehabilitimin dhe riintegrimin e autorëve të akteve terroriste, duke siguruar ndjekjen penale të veprave të tyre kriminale.†
Konferenca 2-ditore organizohet nga Presidenca Sllovake e OSBE-së, me mbështetjen e Njësisë për Veprim kundër Terrorizmit të Departamentit të Kërcënimeve Transnacionale të OSBE-së, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat ekzekutive të OSBE-së.
Punimet e saj do ti Áelë Radomir Bohac, përfaqësuesi i përhershëm i Sllovakisë në OSBE, fjala e të cilit pritet të pasohet nga ajo e Lukash Parizek, Sekretar Shtetëror i Ministrisë së Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Paul Bekers , Drejtor i Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Mishele Koniks, NdihmëseSekretare e Përgjithshme dhe Drejtore Ekzekutive e Drejtorisë së Komitetit Kundër Terrorizmit të Kombeve të Bashkuara (UNCTED).
Gjithashtu pas tyre në një panel të nivelit të nivelit të lartë, të moderuar nga Katarina Zhakova, zv/përfaqësuese e përhershme e delegacionit të Sllovakisë në OSBE, do të ketë fjalime nga Dragan MektiÁ, Ministër i Sigurisë së Bosnjës Hercegovinës, Oleg Siromolotov, zv/ministër i Jashtëm i Rusisë, Oleg KravÁenko, zv/ministër i Jashtëm i Bjellorusisë
Dragan PejanoviÁ Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi, Kris Harnish, zv/koordinator për Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit, dhe Xhon Gat-Ruter, drejtuesi i Divizionit kundër Terrorizmit, në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).
Në këtë aktivitet nga Shqipëria eshte i ftuar edhe dr.Arben Ramkaj, kryetari i Qendrës së Bashkëpumit Ndërfetar.