“Salento -Shqipëri, Një Urë mes dy Brigjeve!”

KONFERENCA BALLKANIKE BB4BB
8 Korrik, 2022
Nderim për QBNFE
12 Shtator, 2022

“Salento -Shqipëri, Një Urë mes dy Brigjeve!”

Kreu i Komunitetit Mysliman të Elbasanit Myftiu Agim Duka, Saqellari i Komunitetit Ortodoks At Stavri Çipi dhe Drejtori i QBNFE z.Sokol Lulgjuraj u ftuan nga Shoqeria Kulturore “Ura jo Mure”, qe drejtohet nga Dr. Antonio Biasco, dhe morën pjesë në Edicionin Nr6 të aktivitetit “Salento -Shqipëri, Një Urë mes dy Brigjeve!” me teme Bashkejetese mes Ndryshimesh, e zhvilluar ne datat 7-9 Gusht 2022 në Komunën San Dana, në skajin më jugor të Krahinës së Pulias në Italinë fqinje.
Te ftuar ne kete aktivitet nga Shqiperia ishin edhe Peshkopi i Shqiperise Jugore H.E. Giovanni Peragine dhe Kryebashkiaku Vlores z. Dritan Leli.
Me kete rast grupi nga Shqiperia u prit nga Kreu i Bashkise, Kryetarja e Qarkut dhe Komandanti i Policise se Gaglianos.
 
Dita e parë na surprizoi me festen e organizuar nga banorët e San Dana të cilët kanë ruajtur me fanatizem emrin e fshatit te tyre që eshte i nje diakoni te ri qe ka lindur ne Vlore ne shekullin e III dhe u martirizua ne fshatin e tyre e qe prej 17 shekujsh nderohet nga banoret vendas me shume devotshmeri e perulesi. foto nr 2
Ne daten 8 u organizua sesioni i pare sipas Programit foto nr 3.
   
Ne mbremjen e dates 9 ishte rradha jone per te bashkendare eksperiencen e Dialogut Nderfetar dhe Bashkjeteses ne Harmoni e bashkepunim te ne ku pas me se nje ore diskutimesh nga panelistet z. Lulgjuraj i dhuroi Emblemen e QBNF z. Antonio Biasco ndersa Myftiu Duka i dhuroi zv/kryebashkiakut pllakë guri me pamje te kalse se Elbasanit duke i ftuar organizatoret te vijne per te na vizituar. fotot ne vazhdim.
Se fundi keqardhje per At Stavrin qe u nda nga grupi per arsye Covidi19 dhe falenderim per zj.Gentiana Lulgjuraj, pergjegjese e Departamentit te Edukimit prane QBNFE, qe ndihmoi grupin me perkthimin gjate aktiviteteve dhe takimeve me autoritetet e ndryshme fetare e civile.
Gjate kohes se lire grupi beri vizite se pari ne kryeqendren puljeze Lecce nen shoqerine e zj. Diana Doçi, specialiste e Adminstates vendore, te cilen e falenderojme. Te nesermen vizituam bregun perendimor te Pulias deri ne Gallipoli si edhe ne bregun lindor deri ne Otranto duke nderuar ne menyre simbolike edhe 31 vjetorin e emigrimit masiv te bashkatdhetareve tane ku bashkbiseduam edhe me njerin prej tyre qe kish ardh nga veriu i Italise per t’u treguar femijeve vendin ku kish nisur sakrifica e tij. Per gjithe kete bashkendarje vellazerore falenderojme z. Biasco dhe Imzot Giovanni Peragine per mundesine dhe kohen qe na kushtuan.
Ndersa ne datat 10-11 grupi rivizitoi pas 12 vitesh fshatrat dhe vllezerit tane arbereshe ne Calabri duke bere homazhe edhe te varri i Don Frankos, nje prej nismetareve te QBNF. Falenderojme z. Luca Nikoletin per mikpritjen si edhe motrat Baziliane me vellezerit Galizzia.