Departamenti i Edukimit – QBNF
19 Maj, 2022
“Salento -Shqipëri, Një Urë mes dy Brigjeve!”
15 Gusht, 2022
Në datat 6-7 Korrik 2022, Qendra e Bashkë- punimit Ndërfetar Elbasan zhvilloi Konferencën Rajonale BB4BB (Building Bridges For Better Balkans) – “Ndërtojmë Ura për Ballkan më të Mirë”, me temen “Feja si Urë Ndërkombëtare për Bashkim” e cila u ideua dhe u organizua nga drejtori ekzekutiv, z. Sokol LULGJURAJ
duke u permbyllur me shume sukses me mbeshtetjen e Komiteit të QBNF si edhe të stafit të Tacso 3 me në krye zj.Natasha MAZARRI,
si përfaqësuese e mbështetësve financiar të Konferencës me fonde të Bashkimit Europian, të cilët i falenderojmë.
Gjatë dy ditëve intensive u vu re seriozitetit dhe perkushtimi i tërë aktorëve të pranishëm të cilët dhanë kontribut shumë të çmuar nëpërmjet kumteve të tyre në këtë Konferencë që u moderua me shumë profesionalizëm nga profesori i nderuar z. Rasim Gjoka,
drejtues i Fondazionit të Zgjidhjes së Konflikteve, i cili fillimisht i dha fjalën
Dr. Arben Ramkaj, President i QBNF Elbasan, i cili i uroi mirëseardhjen të pranishmve si edhe paraqiti shkurtimisht qëllimin dhe objektivat e BB4BB.
Më tej Z. Gledian Llatja, Kryetari i Bashkisë Elbasan, vlerësoi këtë inisiative duke ritheksuar edhe kontributin e vazhdueshëm të QBNF ndër vite.
Më pas fjalën e mori z. Jean-Baptiste Le Bras, Zevendes Kreu i Seksionit Politik, i Delegacionit të BE në Shqipëri, i cili u impresionua nga idea dhe organizimi i BB4BB.
Ndërsa në fjalen e tij Haxhi Agim Duka, Muftiu i Elbasanit ndau disa nga emocionet e tij që prej fillesës së QBNF.
Më tutje Don Giuseppe Testa, Famullitar i Kishës Katolike Elbasan, paraqiti shkurtimish vizionin e Kishës dhe Papa Franceskut mbi dialogun ndërfetar.
Ndërkohë Haxhi Baba Ardit Selmani, nga Komuniteti Bektashi shprehu mbështetjen që duhet të japin kleriket në këtë drejtim.
Po ashtu edhe Hirësi Andon Merdani, Peshkop i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, kumtoi rëndësinë e organizimeve të tilla për të bashkëndarë këtë përvojë pozitive
duke ia lënë fjalën Pastor Ilir Isaraj, Kreu i Vëllazërisë Ungjillore Elbasan, i cili shprehu mbështetjen në emër të komunitetit që ai përfaqëson pranë QBNF.
Ndërsa në mbyllje të sesionit përshëndetës Z. Darko Angelov, Kreu i Departmentit të Sigurisë së OSCE e vlerësoi shumë këtë nismë duke sugjeruar vazhdimin dhe intensifikimin e veprimtarisë së QBNF për të bashkëndarë me të tjerët këtë përvojë shumëvjeçare.
Sesioni i Parë nisi me z. Armand Bande, Përfaqësues nga OSBE në Shqipëri, i cili theksoi bashkepunimin që ka patur Prezenza dhe çdo Ambasador i saj në Shqipëri me QBNF duke vlerësuar rolin e saj në lidhje me sigurinë në tërësi. duke e parë QBNF si model për pomovimin e harmonisë fetare në komunitetet vendore e më gjerë.
Ndërsa z. Sokol Lulgjuraj, bëri një pasqyrim të shkurtër e thelbësor të veprimtarisë dhe strukturës organizative të QBNF, që nga fillesa (duke qenë bashkëthemelues), e duke vazhduar me arritjet dhe sfidat përgjatë viteve, për t’u bërë sot model për pomovimin e harmonisë fetare në komunitetet vendore e më gjerë, nën moton “Feja është urë që na bashkon”.
Më pas Studiuesi Benjamin Russell Brazzel, trajtoi në fjalën e tij Rolin Shoqërisë Civile (përfshi QBNF) në krijimin e ambienteve mundësuese në kontekstin e të drejtave të njeriut.
Sesioni 2 vazhdoi me temat mbi Kontributin e shoqërisë civile në rritjen e dialogut, tolerancës fetare dhe përfshirjes sociale – Përvoja shqiptare. Ku u paraqitën përvoja nga organizata të ndryshme që kanë punuar për të promovuar dialogun, tolerancën fetare në dritën e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e formave të ekstremizmit në kontekstin shqiptar. Zj. Alba Ϛela, drejtore e Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, Prof. Gjergj Sinani, Fakulteti i Shkencave Sociale, Zj. Rudina Çollaku, Qendra e Gruas për zhvillim e Kulture Elbasan, Zj. Mirela Gjoni, Forumi i Gruas Elbasan.
Sesioni 3: Promovimi i tolerancës dhe dialogut, si vlera shtytëse për rritjen e qëndrueshmërisë së komunitetit ndaj llojeve të ndryshme të ekstremizmit. Mekanizmat lokal të krijuar nga autoritetet lokale dhe OSHC-të në komuna të ndryshme në Ballkan; rolin e OShC-ve në promovimin e këtyre mekanizmave dhe funksionalizimin e tyre. Edhe ky sesion ishte i niveli gaxha të lartë e të vlerësuar me shumë interesim nga të pranishmit ku referuan përvojën e tyre Z. Vasko Sutarov, Studiues, Maqedonia e Veriut, Z. Ervin Muço, nga Këshilli i Sigurisë Publike Elbasan, Prof Sedad Dedic, Universiti i Zenicës, Bosnje dhe Herzegovinë si edhe aktivistja me pervojë shumëvjeçare Z. Adriana Kasa, nga Tjeter Vizion.
Sesioni 4: Fuqizimi i të rinjve për të qenë Ambasadorë të Paqes për krijimin e një Ballkani më të mirë. Puna me të rinjtë për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për ndërtimin e paqes dhe sigurisë është një qasje jetike për të shmangur klimën e konfliktit dhe intolerancës. OShC-të mund të ndajnë përvoja të ndryshme të punës me të rinjtë dhe të paraqesin disa arritje dhe sfida kryesore, u vlerësua nga të pranishmit për mënyrën shteruesë dhe aktivitët e shumëllojshmë në dobi të fëmijëve dhe të rinjve nga foleset e nderuara Zj. Voltiza Prendi, Drejtore e organizatës AMAD Tiranë, Zj. Mirela Tahiraj, FZK Shqipëri dhe Zj. Enrieta Doci, Observatori për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri.
Në mbyllje u bënë Konkluzionet dhe rekomandimet z. Rasim Gjoka si edhe përshendetjet dhe propozimet e ardhshme nga Dr. Arben Ramkaj, z. Sokol Lulgjuraj dhe zj.Natasha Mazzarri.
Mirë u takofshim në BB4BB tjetër në një nga qytetet e vendeve të Ballkanit.
falenderim te vecante per Lehtesuesen e Tacsos Kristina Bogeska dhe ate të QBNF zj. Gentiana Lulgjuraj si edhe Kameramanin Lirim Abazi dhe grupin e teksnikes me perkthyesit e kompanise Language Solutions.
Departamenti i Medias pranë QBNF
Elbasan 8/7/2022