MBLEDHJA E PARË 6 JANAR 20
6 Janar, 2020
MESAZHE KUPTIMPLOTE – MARSHIMI PAQES 20
12 Janar, 2020

Ne date 11 Janar 2020 u zhvillua Marshimi i pervitshem i Paqes sipas programit te miratuar dhe temen “Vullnetarizmi – virtyt i besimeve tona që shton dashuri dhe shpresë”.

Ne fjalen e hapjes kordinatori i QBNF z. Sokol Lulgjuraj midis tjerash theksoi se :

 

“Vendi ynë, gjatë vitit që sapo lamë pas, u përball me sfida të ndryshme e të shumta, por që kulmuan me tërmetet e Shatorit dhe Nëntorit, duke sjellë pasoja të rënda, si me jetët e humbura nën rrënoja, ashtu edhe me shkatërrimin e banesave dhe ndërtesave në disa zona që tashmë i kemi parë dhe prekur shumë prej nesh, duke kontribuar sado pak në eleminimin e pasojave. Kjo situatë sensibilizoi mbarë kombin e më gjerë duke na forcuar në vllazëri, por gjithashtu nxorri në pah shumë mangësi në disa drejtime dhe hallka, si gjatë precesit emergjent të shpëtimit, ashtu edhe më pas, në kujdesin për ushqim dhe strehim të të prekurve nga kjo fatkeqësi natyrore, gje që na fton të gjitheve të reflektojmë.
Kësisoj ne menduam dhe deshirojmë të nxisim këtë vit të gjithë aktorët dhe faktorët për të punuar në ketë drejtim, si në rritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe individëve për një reagim sa më efikas në raste fatkeqësish të tilla, ashtu edhe në ndërgjegjësimin e sa më shumë njerëzve që të përfshihen në organizma dhe organizata që kanë si qëllim vullnetarizmin dhe bashkërendimin e veprimeve në mënyrë sa më të organizuar e me profesionalizëm dhe përkushtim… “

me tej pershendeti dhe kundroi mbi temen zv. Kryetari i Bashkise z. Ervin Saraçi i cili theksoi …

kesisoj vazhduan me rradhe …