Forumi i Përgjithshem FUNDAK CERRIK
15 Gusht, 2019
70 vjet NATO
16 Gusht, 2019

Kryesia e Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar mori pjesë sot në pritjen e organizuar nga Komiteti Bektashi me rastin e festës së Novruzit.
Kryesia e qendrës uroi besimtarët për më shumë mirësi dhe dashuri mes njëri-tjetrit dhe mes të gjithë qytetarëve.
Edhe kjo festë fetare i ka gjetur bashkë të gjithë përfaqësuesit e besimeve të ndryshme, për të përcjellë edhe një herë vlerat e jashtëzakonshme që Elbasani përçon përsa i përket dashurisë dhe bashkëjetesës me njëri-tjetrin.
Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas komunitetit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut. Kjo ditë cilësohet në shume vende te botës si dita e fisnikërisë dhe dita e fillimit te veres.