
Forumi i 3-te nderinstitucional per parandalim te ekstremizmit
7 Tetor, 2021
Mbrojtjen dhe Promovimin e Lirisë së Ushtrimit të Besimit Fetar në Ballkanin Perëndimor.
11 Tetor, 2021Në kuadër të nismës “Sfido Urrejtjen”, u zhvillua në qytetin e KorÁës aktiviteti për ndërgjegjësimin e gazetarëve, me temë: “Menaxhimi i rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes me sfond fetar në formën e denigrimit, stereotipizimit dhe stigmatizimit” – organizuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Qëndra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive.
Në fjalën e tij, Komisionieri Dr. Gajda vuri theksin më faktin se, gjuha e urrejtjes është një nga format më shqetësuese të përdorimit të shprehjes në mënyrë publike. Implikimet e saj kanë rrjedhoja afatgjata dhe një ndikim tepër negativ në shoqëri, pasi krijon, nxit dhe promovon denigrimin, stereotipizimin dhe stigmatizimin e grupeve të ndryshme shoqërore, sidomos atyre më vulnerabël.

Ekspertja Mirilda Tili Kobate ilustroi orientimin e informacionit në drejtimin e duhur. Mediat në Shqipëri kanë një rol kryesor në informimin e publikut por edhe edukimin e shoqërisë. Prandaj mediat mund të bëjnë të mundur një informim sa më afër të vërtetës, garantimin e shprehjes së lirë të mendimit, si dhe garancinë që përdorimi i gjuhës të jetë korrekt dhe të mos paragjykojë grupe shoqërore të cilat për shumë arsye janë subjekte të streotipeve negative dhe stigmave shoqërore.

nderkohe Kryetari i QBNFE Dr. Arben RAMKAJ shpjegoi disa koncepte dhe mori shembull disa raste të gjuhës së urrejtjes me sfond fetar në Shqipëri.

Ndërsa -z.Urim Bajrami, Kryetar i Këshillit të Ankesave të AMA-së shpjegoi proÁedurën Si i trajton AMA këto raste, përkufizimet ligjore.


