
URIMI BAJRAMIT
23 Gusht, 2019
SESION KESHILLUES
23 Gusht, 2019QBNF zhvilloi sot me 13 Gusht 2019 Sesionin Informativ me aktoret e vijes se pare ne parandalimin e Ekstremizmit ne vazhden e Projektit “Fuqizimi i Qendrushmerise Komunitare Nepermjet Njesise Vendore Kunder Ekstremizmit” qe financohet nga Insituti Republikan Nderkombetar IRI.
Kordinatori i QBNF z. Sokol Lulgjuraj, si drejtues projekti, falenderoi te pranishmit si dhe donatoret e me tej beri nje panorame te shkurter te objektivave dhe aktiviteteve te ketij projekti.†
Me pas te pranishmit i pershendeti zv/kryetari i Keshillit te Qarkut Elbasan z. Ymer Tola i cili vleresoi iniciativen e ketij projekti por edhe punen e vazhdueshme dhe teper te frutshme te QBNF.
Me tej seanca e pare vazhdoi me referimet e eksperteve te Qendres Kombetare te CVE znj.Eda Buci dhe Rozana Baci te cilat ne menyre interaktive komunikuan me perfaqesuesit e institucioneve te pranishem te cilet bashkendane idete dhe pervojat ne kete tryeze.
Kontribut te vecante ne kete tryeze dha me nderhyrjet e tij te herpashershme perfaqesuesi i Drejtorise se Policise se Shtetit, Kryekomisar Roland Alushani i cili ofroi opinionet e tij te mbeshtetura ne pervojen e tij disa vjecare ne parandalimin e ekstremizmit.
Njekohesisht fjala u pasua nga te tjeret qe adresuan pytje dhe sugjerime per ngritjen e mekanizmave eficente nepermjet kesaj njesie kordinimi per ecurine pozitive te veprimtarise sone te perbashket.
Ne sesionin e dyte referoi juristi A. Lloshi mbi kuadrin ligjor ne kete fushe si edhe eksperti i Qendres CVE z. Bardhyl Gosnishti mbi qasjet dhe kontributin e komuniteteve fetare per parandalimin e ekstremizmit ne vendin tone.
bashkebisedimi vazhdoi edhe gjate bufes miqesore pas ketij Sesioni teer profesional.






