
Informacion per zbatimin e projektit
29 Tetor, 2020
Komisioni Analizues i rasteve te perdorimit te gjuhes se urrejtjes me qasje ekstremiste ne rrjetet sociale dhe jo vetem.
30 Tetor, 2020Të enjten më 29 Tetor 2020, nën rregullat anti-covid, u zhvillua Sesioni Diskutim dhe informim! me të rinj e të rritur të komunitetit mysliman në lagjen Skënderbej, Elbasan, në zbatim të projektit Rrisim Qëndrueshmërinë ndaj Ekstremizmit për një të Ardhme më të Sigurtëtë cilin QBNFpo e kryen Me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhenieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.
Pas mikpritjes dhe fjalës hapëse se moderatorit si edhe paraqitjes së projektit nga kordinaatori z.Sokol Lulgjuraj startoi dhe referata e parë mbi situatën në lidhje me ekstremizmin dhe gjuhen e urrejtjes në rrjetet sociale. Rolin qe duhet te luajnë te rinjte per paqen sociale, harmonine dhe parandalimin e ekstremizmit, ne te gjitha format e shfaqjes se tij si edhe në evidentimin e gjuhes së urrejtjes nën vështrimin e klerikëve .
Më tej psikologia Elona Mustafarai referoi për shqetësimet dhe problemet që shfaqen te moshat rinore. Identifikimit të rasteve të shfaqjes së konflikteve në komunitetet tona. Nxitja dhe evidentimi i personave me prirje për tu angazhuar në sesionet e menaxhimin e konfliketeve dhe në fund moderoi diskutimin e të pranishmëve si edhe Plotësimin i pyetësorit për njohuritë mbi ekstremizmin e dhunshëm.








