Reagim i QBNF ndaj shpifjeve të “historianit” turk

MESAZH URIMI Ambasadorit të SHBA në Shqipëri
4 Korrik, 2016
Tryeza dialogu me komunitetet ne qytet
7 Korrik, 2016

Reagim i QBNF ndaj shpifjeve të “historianit” turk

Komiteti i QBNF Elbasan me kërkesë të përfaqësuesve të komunitetit mysliman u mblodh për të dënuar aktin e rëndë e shumë të shëmtuar që një i ashtuquajtur “historian” turk, Talha Ugurluel, guxon të shpifë ndaj figurës sonë kombëtare, tepër të ndritur, Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Ne, të katër komunitetet fetare tradicionale shqiptare shprehim indinjatën për këta individë që tentojnë të denigrojnë figurat tona kombëtare e aq më tepër Heroit tonë kombëtar Skënderbeut i cili është emblema, piedestali dhe krenaria e unitetit tonë kombëtar dhe fetar.

Historikisht populli shqiptar është shquar për bashkëpunim dhe tolerancë fetare, cilësi që i trashëgojmë edhe sot. Gjergj Kastrioti, Skëndërbeu, jo vetëm që është heroi ynë kombëtar, por njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht si nga historianët botërore, ashtu edhe nga historianët e mirëfilltë turq. Deklarata të tilla, të bëra këto qoftë edhe nga të ashtuquajturit historianë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse nxisin reminishenca mesjetare për të armiqësuar popujt me njëri-tjetrin, pikërisht në këto kohë të vështira.

Ne nuk mund të lejojmë të denigrohet historia dhe kultura e popullit tone ndaj e dënojmë haptazi e me foercë duke i kërkuar me këtë rast institucioneve shtetërore të jenë më të kujdesëshme në parandalimin e akteve të tilla e të mos lejojnë më askënd që të denigrojë figurat dhe simbolet tona kombëtare.

Për Komitetin e QBNFE

KRYETARI

Arben Ramkaj