QBNF pjestare në Këshillin Vendor për Sigurinë Publike

Si ta kuptojme QAnon
10 Shkurt, 2021
MBYLLJA e PROJEKTIT “Përballojmë Covid in me Vullnetarizëm Fetar dhe Përgjegjshmëri Qytetare”
25 Shkurt, 2021

QBNF pjestare në Këshillin Vendor për Sigurinë Publike

Perfaqesuesit e 5 komuniteteve tona fetare, qe jane anetare te komitetit drejtues te QBNF, moren pjese ne mbledhjen e rradhes se KVSP.
Kryetari i bashkisë Elbasan Z. Gledjan Llatja, mban takim konsultues me Këshillin Vendor për Sigurinë Publike për të diskutuar mbi ecurinë e planit shumëaktorial.
Përfaqësuesit e “trekëndëshit” shpjeguan punën e policisë dhe prokurorisë gjatë kësaj periudhe duke iu përgjigjur edhe sfidave të paraqitura nga përqafuesit e shoqërisë civile. Vend të veçantë zuri puna e koordinuar midis aktoreve dhe OJF-ve për eliminimin e pikave të nxehta.
Kryetari i bashkisë shpjegoi punën e nisur për ngritjen e strukturave komunitare dhe ndërlidhësit e komunitetin, dhe për miratimin e nje buxheti per sigurinë në të cilin përfshihet edhe zgjerimi i numrit të territoreve të mbuluar me kamera sigurie.
Z. Llatja evidentoi mbështetjen për riintegrimin e grupeve vulnerabël, grave të dhunuara, dhe fëmijëve në situatë rruge.
Ai shpjegoi lidhur me punën e bërë nga bashkia për zona krimi për tu shndërruar në mundësi për investim privat ose publik.
Në mënyrë të veçantë, anëtare e Këshillit Vendor për Sigurinë Publike morën angazhime konkrete për zbatimin e planin shumëaktorial për parandalimin e krimit. Një vend të veçantë do të këtë edhe bashkëpunimin i prokurorisë me shkollat.