
Grupi vullnetaret anti covid dhe inspektoria Tea nga Inspektoriati Shendetesor.
15 Tetor, 2020Takimi për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Qarkun Elbasan
15 Tetor, 2020Prefekti i Qarkut Elbasan Z.Klevis Xhoxhi, ishte i ftuar në prezantimin e projektit “RRISIM QÀNDRUESHMÀRINÀ NDAJ EKSTREMIZMIT PÀR NJÀ TÀ ARDHME MÀ TÀ SIGURT”, i cili do të implementohet nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, me mbështetjen e Ambasadës së SH.B.A në Tiranë.
Në fjalën e tij Z. Xhoxhi shprehu besimin se ky projekt do të jetë i suksesshëm dhe me fryte konkrete, sikurse është dëshmuar edhe më herët gjatë implementimit të tij.
Projekti synon të parandalojë ekstremizmin e dhunshëm në Qarkun Elbasan për të krijuar mjedise të sigurta nëpërmjet aktiviteteve të të rinjve, si dhe të forcojë harmoninë, një cilësi me të cilën krenohemi.
Ekstremizmi i dhunshëm, është një fenomen për të cilin në vendin tonë që nga viti 2015 është punuar shumë për tu elemuinuar e sidomos për ta parandaluar.
Qeveria Shqiptare në vitin 2015 miratoi strategjinë kombëtare për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm që në fillim të të cilës theksohet nxitja e një mjedisi të sigurt, bazuar në respektimin e të drejtave dhe vlerave themelore.
Z.Xhoxhi shprehet se ky projekt do të ndihmojë që në të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan, të rinjtë të jenë pjesë jo vetëm në hartimin e planeve të veprimit por dhe në zbatimin e tyre.
Gjithashtu, ai theksoji se kontributi i klerikëve, përfaqësuesve të besimeve fetare ka patur dhe ka një rol të rëndësishëm në përÁimin e mesazheve të paqes dhe sigurisë gjatë ketyre viteve të fundit, ashtu si do të jenë shumë të rëndësishëm në zbatimin e këtij projekti.
Të rinjtë janë e ardhmja, e ne jemi dëshmitarë të punëve dhe projekteve të jashtëzakonshme në shërbim të komuniteteve, familjeve por edhe të secilit prej nesh që ata kanë realizuar në bashkitë tona.
Të gjithë bashkë do të kontribuojmë për ta luftuar dhe sidomos për ta parandaluar këtë fenomen.







