Takimi për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Qarkun Elbasan

Prezantimin e projektit “RRISIM QËNDRUESHMËRINË NDAJ EKSTREMIZMIT PËR NJË TË ARDHME MË TË SIGURT”,
15 Tetor, 2020
QBNF PREZANTON PROJEKTIN ME TE RI
16 Tetor, 2020

Takimi për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Qarkun Elbasan

Elbasan
“Besimi dhe Bashkëpunimi”, për rritjen e qëndrueshmërinë ndaj ekstremizmit për një të ardhme më të sigurtë.
Në ambientet e “Hotel Skampa Internacional”, Elbasan, është zhvilluar  duke krijuar një ambient më të sigurtë , ndërtimi i komuniteteve të sigurta dhe të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet aktivizimit të të rinjve në parandalimin dhe luftën ndaj tij.
Në këtë takim morrën pjesë , Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Z.Arjan Muça, Kryetari i QBNF Dr.Arben Ramkaj , Përfaqësuesi i Kordinatorit Kombëtar Kundër Ekstremizmit Z. Bardhyl Gosmishti, Kryetarit i Bashkisë Elbasan Z. Gledian Llatja, Prefekti i Qarkut Elbasan Z. Klevis Xhoxhi, Drejtoresha e Zyrës Arsimore Elbasan Zj. Anila Çota, Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë Z. Aleksandër Çipa, Përfaqësuesja e Fondacionit i Zgjidhjes së konflikteve “FZKPM”, Zj.. Merita Bala , Përfaqësuesja nga organizata “Të Dëgjoj 366” Dr. Manolita Hida.
Fjalimi i Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Z.Arjan Muça.
Të nderuar pjesmarrës!
Tematika për të cilën jemi mbledhur sot dhe po diskutojmë për të gjetur format dhe mënyrat për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, është mënyra e duhur dhe në kohën e duhur. Parandalimi i ekstremizmit dhe atij të dhunshëm është një ndër prioritet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan por dhe të Policisë së Shtetit në tërësi, pasi ekstremizmi i dhunshëm është një nga faktorët kryesorë që cënon lirinë e individit, grupit shoqëror apo rendin kushtetues.
Por të parandalosh në kohë duke krijuar një ambient të sigurt ndërmjet komuniteteve dhe shoqërisë në tërësi kjo nuk është e lehtë për Policinë, pasi kjo kërkon investim dhe kontribut të tërë shoqërisë, komuniteteve dhe atyre fetare, shkollës, medias, shoqërisë civile por sidomos të brezit të ri, me qëllim evidentimin dhe goditjen që në embrion të fenomenit të ekstremizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Shkaqet e lindjes së ekstremzimit janë të shumta dhe ndikohen nga shumë faktorë, por në rast se ne ndërtojmë një skemë të mirëfilltë bashkëpunimi mes Policisë dhe të rinjëve, drejtorive të shkollave, qeverive të nxënësve, bordeve të prindërve , oficerëve të sigurisë në shkolla, pushtetit vendor dhe ojf-ve besoj se i kemi bërë shërbimin e duhur parandalimit të ekstremizmit.
Vetëm bashkarisht mund ta parandalojmë apo ta kurojmë në kohë këtë të keqe që për hir të së vërtetës, ka ndikur ndjeshëm te të rinjë por edhe te shoqëria në tërësi duke u nxitur dhe nga fatëkeqësitë natyroe si dy tërmete radhazi dhe sëfundimi kohëszagjatja e pandemisë dhe frika e infektimit nga COVID-19 që çon në stres dhe veprime të pa kontrolluara deri të dhunëshme.
Përdorimi i interrnetit ndikon fuqishëm për të nxitur ekstremizmin. Përdorimi i rrjeteve sociale i lejon atyre arritjen e objektivave strategjike, pasi ekstremizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm shfaqet në disa forma e për shumë qëllime, të cilat avancojnë deri në akte terroriste.
Të nderuar pjesmarrës:
Më lejoni t’ju bëj me dije se çfarë reagimi ka në adresat e Policisë nga shoqata por edhe nga shumë individë kur në rrjetet sociale postohet një video që shfaq ekstremizëm, bullizëm, dhunë verbale e fizike ndaj të rinjvë e fëmijëve, shantazh e kërcënime.
Por nga ana tjetër as këto shoqata dhe shumica e atyre që bëhen aktive në rrjetet sociale dhe me të drejtë sepse duhen dënuar veprime të tilla, nuk ndërhyjnë apo nuk marrin iniciativa parandaluese duke denoncuar rastet kur i hasin ato dhe për të nxitur gjithë faktorët dhe aktorët që kanë përgjegjësi ligjore për ti trajtuar ligjërisht apo nga ana sociale këto fenomene, por mjaftohen vetëm te fakti se çfarë veprime kreu Policia e Shtetit, ndërkohë që në funksion të parandalimit duhet të punojnë e kontribuojnë të gjithë faktorët dhe aktorët dhe të ndihmojnë Policinë për të bërë punën e saj më mirë e në kohë .
E përmenda këtë fakt sepse dua të theksoj faktin se tashmë Policia e Shtetit ka aplikuar formën më të avancuar të Policimit , atë të policimit në komunitet, ku punonjësit e policisë janë më afër qytetarëve për të ndikuar në zgjidhjen e problemeve apo shqetësimeve të cilat i përkasin Policisë së Shtetit për zgjidhjen, pavarësisht se shumë problematikat janë të ndërthurura dhe kërkojnë zgjidhje të përbashkëta nga shumë institucione.
Ekstremizmi i dhunshëm depërton te moshat e reja duke gjetur shumë mënyrat komunikimi me të rinjtë dhe një nga këto e më kryesorja janë rrjetet sociale ndaj dua të bëj një apel të fuqishëm për prindërit, për një kontroll më të mirë ndaj fëmijëve dhe të rrjeteve sociale që ata përdorin dhe asnjëherë mos të hezitojnë të kërkojnë ndihmën e Policisë për ti parandaluar apo shëruar në kohë raste të tilla ekstremizmi të butë do thoja por në rast mos ndërhyrjes ky ekstremizëm i butë çon në shatnazhime e kërcënime nëpërmejt videove në rrjetet sociale, konfrontimit fizik e më keq akoma derri në ngjarje kriminale.
Ndaj përfitoj nga rasti që të ftoj çdo prind, çdo të ri apo të re, çdo grup shoqëror, shkollën, shoqërinë civile, komunitetet fetare, mediat , organziatat jo qeveritare që të bashkëpunojnë më shumë me Policinë e Shtetit dhe në rastin konkret me DVP Elbasan me qëllim cilido që konstaton sjelle që çojnë në dyshime për përorim të këtyre aplikacioneve me karakter të dhunëshëm, grindje mes të rinjëve , shantazhime, apo bullizëm, të kontaktojnë menjëherë me Policinë e Shtetit nëpërmjet numrit 112, aplikacionit Komisariati Dixhital, apo në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, për të bërë të mundur që bashkarisht të ndërtojmë një ambjent shoqëror sa më të sigurt për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Jam i bindur se ky takim do ndikojë sado pak në ndërgjegjësimin e secilit prej nesh të cilëve na del detyrë të punojmë më shumë qoftë në drejtim të sensibilizimit ashtu edhe të ndjekjes në kohë të cdo problematike sado e vogël në dukje se vetëm kështu do mund të parandalojmë përshkallzimin e mëtejshëm të këtyre fenomeneve.
Faleminderit!