QBNF URON ARKIPESHKVIN e Ri të Tiranë – Durrësit Imzot GEORG FRENDO
21 Dhjetor, 2016
Jo indiferentizmit … …………..Po solidaritetit!
16 Janar, 2017

   

QBNFsë bashku me KRYQIN KUQ SHQIPTAR, KKSH, në 03 JANAR 2017, në Sallën e Konferencave të “Hotel Skampa International” Elbasan, në prani të përfaqësuesve të të gjithë komuniteteve fetare, si edhe  medias lokale e kombëtare,  njoftuan nisjen e një fushate 10 ditore për mbledhje fondesh në dobi të fëmijëve sirianë të prekur nga lufta tepër e rëndë dhe e stërgjatur ku qindra-mijra fëmijë kanë mbetur të gjymtuar dhe jetime nga prej kësaj tragjedie njerëzore mizore.

Kordinatori QBNF, z.Sokol Lulgjuraj hapi siparin e fushatës duke falenderuar antarët e komitetit ndërfetar të cilët ndërmorën këtë iniciativë që do përmbyllet në 14 Janar në Marshimin e përvitshëm të Paqes me temë “Jo Indiferentizmit … Po Solidaritetit!” dhe se shuma e mbledhur në llogarinë e KKSH, hapur enkas për këtë fushatë, do të deklarohet në mbyllje dhe do të përcilet në destinacion nëpërmjet rrugëve legale të Kryqit të Kuq ndërkombetar dhe Gjysëmhënës së Kuqe. ndaj ftojë të gjithë shqiptarët të dëshmojnë fisnikërinë dhe bujarinë e tyre.

Më tej presidenti i KKSH z.Ylli Alushi, falenderoi QBNF për iniciativën dhe ftesën për bashkëpunim, duke premtuar angazhim maksimal dhe përhapje të fushatës në mbarë vendin, si edhe garantoi transparence e siguri për mbërritjen në destinacion të tërë kontributit me etiketën “Ndihmë e Popullit Shqiptar për Fëmijët Sirianë”.

Më pas, Kryetari i QBNF, dr. Arben Ramkaj, bëri një ekspoze të shkurtër për arsyet që e shtynë QBNF të merrte ketë hap duke kujtuar gjendjen e rëndë që përjetojnë fëmijët atje si dhe duke kujtuar që bujarinë e treguar nga të tjerët ndaj popullit tonë këto 25 vjet duhet edhe ne ta dëshmojmë me shenja të njejta bujarie duke treguar mirënjohje.

Më tej Famullitari i Kishës Katolike ShënPiu X Elbasan don Emilio Valente u bëri thirrje të gjithë besimtarëve katolike që të kontribojnë sipas mundësive në këtë dhurim.

Po Ashtu At Gjergji Trebicka dhe Dervish Ardit Selmani u bënë thirrje respektivisht besimtarëve ortodoksë e bektashinj në mbarë vendin që t’u bashkohen kësaj fushate dhurimi.

I pari që nisi serinë e dhurimeve ishte Myftiu i Elbasanit Haxhi Agim Duka, që në emër të komunitetit Mysliman dhuroi pesëqind mijë lekë ($3800) e duke i bërë thirrje komunitetit të tij të vazhdojnë sa të munden me dhurime.

Dhurimit iu bashkua edhe shoqëria e sigurimeve SIGAL me shumën – një qind mijë lekë – nëpërmjet drejtorit të saj në Elbasan, z.Klevis Cullhaj, i cili vlerësoi këtë fushatë dhe theksoi se SIGAL nuk mund të mungojë në raste të tilla si gjithmonë.

E gjithë kjo fushatë u pasqyrua në media dhe pati jehonë në tërë mediat botërore, më në zë, ku më poshtë po vendosim disa prej tyre.

Edhe një herë ju ftojmë të kontriboni sa të mundeni.

faleminderit

http://www.citynews.al/2017/01/qendra-e-bashkepunimit-nderfetar-elbasan-dhe-kryqi-i-kuq-mbledhin-fonde-ne-ndihme-te-femijeve-sirian/1