Kryesia e QBNF nderon femijet e komunitetit Rom ne Pogradec
8 Prill, 2017PËRSËRI BASHKË NË URIMIN – PASHKË 16 PRILL 17
17 Prill, 2017nr 174/5 prt Data 09/ 04/ 2017
MESAZH NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI
Drejtuar Ambasadorit të Suedisë për Shqipërinë dhe zëvëndësit të tij.
Të nderuar Shkëlqesi, Ambasadori z. Mats Staffansson dhe z. Johan Ndisi.
Me hidhërim të thellë, Komiteti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, mësoi për aktin terrorist tepër të rëndë para pak ditëve në Stokholm ku humbën jetën e u lënduan disa qytetarë të pafajshëm.
Ky akt na mbush me dhimbje të madhe për viktimat e pafajshme nga ky sulm terrorist dhe na shqetëson së tepërmi për epideminë armiqësore që po përhapet nga keqpërdorues të fesë për të mbushur paplotësinë e tyre në jetë.
Ne Ju shprehim solidaritetin tonë dhe ngushëllimet e të gjithë besimtarëve tanë për familjet e jetëve të humbura duke dënuar njëkohësisht me indinjatë të thellë këto akte makabre vrastare.
Ne besojmë fort mirë se Dashuria e Zotit do të bëjë që zëri i arsyes dhe i ndërgjegjes të triumfojë mbi klithmën e terrorit, krimit dhe mllefit njerëzor, ndaj, të gjithë së bashku, të mos reshtim për të zhdukur shkaqet dhe ideatorët e këtyrë mënxyrave.
Me lutjen që shpirtrat e tyre të prehen në paqë urojmë që populli Juaj, së bashku më gjithë njerëzimin, të gjejmë forcë për të përballuar me solidaritet e vëllazëri këtë fatkeqsi shkaktuar nga vetë njeriu, me shpresën për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe pa urrejtje që sjell këtë vllavrasje.
Me hidhërim
Komiteti i QBNF Elbasan
kryetari
Dr. Arben Ramkaj
Don Emilio Valente n/kryetar – Famullitar Kisha Katolike Elbasan
Haxhi Agim Duka anëtar – Myftiu i Elbasanit
At Gjergji Trbicka anëtar – Kryeprift Kisha Ortodokse Elbasan
Baba Faik Selmani anëtar – Drejtues i Bashkësisë Bektashiane
At Stavri Çipi anëtar anëtar – Prift Kisha Ortodokse Elbasan
Dervish Ardit Muçodemi anëtar – Përfaqësures i Bashkësisë Bektashiane
- Sokol Lulgjuraj – kordinator / anëtar – Përfaqësures Kisha Katolike Elbasan