Konferencë – Tiranë, 5 prill 2017
6 Prill, 2017MESAZH NGUSHËLLIMI POPULLIT SUEDEZ
10 Prill, 2017Kryetari dhe kordinatori i QBNF, dr. Arben Ramkaj e z. Sokol Lulgjuraj me ftesë të Fondacionit Nehemia Gateway, morën pjesë në një aktivitet festiv të organizuar nga fëmijët e Komunitetit Rom të Pogradecit, nxënës të shkollës Amaro Tan, me rastin e festës së 8 Prillit, ditës ndërkombëtare dhe festës së këtij komuniteti.
Më pas drejtuesit e QBNF dhe të FNG bënë një vizitë të shkurtër nëpër ambientet kësaj shkolle që prej 20 vitesh kontribon falë mbështetjes financiare këtij fondacioni bamirës nga Gjermania, si edhe në kopshtin e tyre ku edukoheshin rreth 30 fëmijë Rom, në të cilin dr. Ramkaj dhuroi edhe një shumë financiare në dobi të tyre.
Më pas përfaqësuesit e QBNF u pritën dhe vizituan ambientet e mrekullueshme të Qendrës shkollore dhe universitare të Nehemia Getway në Pogradec ku studiojnë prej shumë vitesh qindra nxënës e studentë nga qarku dhe vende të tjera të botës, sidomos nga Afrika Veriore e Perëndimore.
Në fund kjo vizitë u mbyll me një bisedë punë për organizimin e disa akttiviteteve të përbashkëta me drejtuesit e Nehemia Gateway dhe një drekë vllazërore.