MARSHIMI I PAQES 22 – Elbasan 8 Janar 2022 – EDUKIMI = PERPARIM SHOQEROR E KOMBETAR

Mbledhja Nr. 1 per Vitin 2022
2 Janar, 2022

MARSHIMI I PAQES 22 – Elbasan 8 Janar 2022 – EDUKIMI = PERPARIM SHOQEROR E KOMBETAR

Edhe sot, Nga Sheshi “Elbasan Arena”, nisi Marshimi i pervitshem i Paqes qe kishte si teme
“Edukimi – është mjeti kryesor për përparimin shoqeror e kombëtar!”
z.Sokol Lulgjuraj, Drejtor i QBNF, pasi falenderoi te pranishmit e aktivitetit, ftoi me rradhe per kumtet e tyre autoritetet fetare dhe civile.
Kryetari QBNF Dr Arben Ramkaj theksoi rendesine e edukimit dhe kontributin qe komunitetet fetare kane dhene nder shekuj per kombin.
Me pas zonja Evis Kushi, ministre e Arsimit, pasi falenderoi QBNF per kete angazhim tashme tradicional, vleresoi shume perzgjedhjen e kesaj teme teper aktuale e te domosdoshme ku kerkohet kontributi i te gjitheve.
Me tej ne emer te Bashkise shprehu konsideratat zv/kryetari z. Jetjon Gjura.
me pas nisi Marshimi ne Bulevard
Te Busti Kozma Naska u kumtuan “Komunitetet fetare shembull për Edukimin” dhe “Feja si Misionare e Palodhur për Edukimin e brezave” nga Myfti Agim Duka
dhe Don Giuseppe Testa
si edhe pershendeti deputeti i Elbasanit z. Florenc Spaho.
vazhdon Marshimi per te ndalesa e rradhes
Te ndalesa te busti i Kostandin Kristoforidhit foli Metropoliti Hirësi Andoni
mbi “Edukimi – burim kryesor per te ardhme me te ndritur” si edhe drejtori i ZVA z. Ermir Çela.
Marshimi shkon drejt qendres se qytetit
Ne fund, te Shtatorja e Aqif Pashes u kumtua
“Prijësit fetare, këshillues dhe edukues të masave” nga Baba Faik Selmani
dhe “Zoti na shtyn gjithmonë drejt Edukimit!” nga Pastor Ilirian Gjoni.
Kreu i Qarkut z. Bukurosh Stafa paraqiti disa drejtime ku eshte fokusuar dhe ka investuar institucioni i tyre
 ndersa Rektori Skender Topi persiati mbi profesionalizmin e universitetit qe rrit nivelin e Edukimit.
 Ne fund zv/kryetarja bashkise Vesa Llanaj vleresoi kontributin e te gjithve duke nxitur aktivizmin e tere aktoreve.
ne mbyllje te Marshimit , Drejtori i QBNF falenderoi pjesemarresit dhe mediat duke i percjelle urimet per Vit te mbare e plot shendet e me ftesen per bashkepunim te vazhdueshem e te palodhur ne dobi te komuniteteve.
me pas autoritet fetare e civile bashkendane idete e tyre per te ardhmen