Sot ishim të nderuar të merrnim pjesë sëbashku me ambasadorët e Japonisë, Arabisë Saudite, Egjiptit, Libisë dhe Algjerisë, Ministren e Arsimit Evis Kushi, Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja, deputetin Florenc Spaho dhe besimtarët e shumtë në një iftar të organizuar nga Fish City.
Ky ishte një moment i veçantë për të bashkëndarë me besimtarët myslimanë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, si dhe për të përshëndetur miqtë tanë të dashur të ardhur nga Egjipti.
Ne jemi krenarë që kemi një komunitet të tillë të besimtarëve dhe miqve tanë, dhe shpresojmë që këto momente të shenjta të bashkndarjes dhe bashkëpunimit të vazhdojnë në të ardhmen.
Falënderojmë organizatorët për ftesën.