
PERKUJTIMORE E HOLOKAUSTIT NGA GJIMNAZISTET
28 Janar, 2023
Mbledhja e KNF
2 Shkurt, 2023Zonja Rudina «ollaku Presidente e Women Center for Development and Culture dhe drejtuese e departamentit të gruas ne Qendrën e Bashkëpunimit Nderfetar mori pjesë si një nga folëset në konferencën ndërkombëtare “Gratë që ndërtojnë një kulturë takimi ndërfetar”
Konferenca u organizua nga Unioni Botëror i Organizatave të Grave Katolike në bashkëpunim me Dikasterin për Dialogun Ndërfetar në Universitetin Papnor Urbaniana të Romës, nga 25-27 janar.
Gjatë konferencës treditore, delegacioni i grave i besimeve të ndryshme nga shumë vende të botës u prit në audiencë nga Papa Francesku, i cili është një nxitës i paepur i kulturës së takimit dhe dialogut.Ai gjatë fjalës së tij theksoi se Roli i gruas është i rëndësishëm në variacionin dhe specifikat e kontributit që ajo ofron në shoqëri për të promovuar paqen.Takimi i grave ishte i pari i llojit të tij i cili u mundësia në shtetin e Vatikanit në Itali.
Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar QBNF
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan (QBNFE) është Organizatë Jo Fitimprurëse (OJF) e themeluar nga udhëheqësit shpirtërorë të komuniteteve tona fetare tradicionale.