Forumi Gruas dhe QBNF ne mbrojtje te dinjitetit te femres

Qyteti i Librazhdit nderon birin e vet Ylli Gurra
6 Mars, 2018
tryeza me mesues Elbasan
21 Mars, 2018

Forumi Gruas dhe QBNF ne mbrojtje te dinjitetit te femres

Forumi i Gruas Elbasan në bashkëpunim me Qendrën e Bashkëpunimit Ndër-Fetar (QBNF) organizoi ne kuader te Javes se Grave nje forum publik ne Nj. Adm Shushice ne Elbasan ku angazhoi vecanërisht komunitetet ne zona rurale ne nje diskutim te hapur mbi stereotipet gjinore dhe ndryshimin e normave.

prijesit fetare; Myftiu Agim Duka, nga Komuniteti Mysliman, Famullitari i Elbasanit nga Kisha Katolike Don Emilio Valente dhe Kryeprifti Ortodoks At Stavri Çipi bene nje paraqitje te vlerave dhe kendveshtrimit fetar ndaj femres duke vene theksin ne barazine e dinjitetit njerezor te burrit dhe gruas kjo tryeze u moderua me shume kualitet nga kordinatori i QBNF zoti Sokol Lulgjuraj i mbeshtetur nga specialistet e Forumit te Gruas zj. Mirela Gjoni dhe znj Gertiana Hasalla

Ky aktivitet realizohet në kuadër të programit rajonal “Zbatojmë standartet, ndryshojmë mendësitë”, të financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatuar me mbështetjen e UN Women.  #changingmindstoevaw
#zbatojmestandartet #ndryshojmemendesite
#jashtekutise #outofthebox
UN Women Albania