
kryetari i QBNF, Dr. Arben Ramkaj zgjidhet Këshilltar i Global Council for Tolerance and Peace për Ballkanin
23 Nëntor, 2017
Tryezë bashkëbisedimi me Hedayah
7 Dhjetor, 2017Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar Elbasan shpreh keqardhjen e saj për botimin e librit Djaj në veladon dhe reklamimin e tij nga shoqata «amëria në panairin e librit gjatë këtyre ditëve në Tiranë. Përpjekja e autorit, ose e porositësve të këtij libri, për të ironizuar një shenjtor të besimit ortodoks si Shën Kozmain dhe kreun e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Anastasin, janë tërësisht të dënueshme dhe të papranueshme nga ana e jonë si drejtues dhe përfaqësues të fesë në Shqipëri, por edhe e besimtarëve në përgjithësi.
Në një kohë kur bota sotme po përballet me sfida të shumta për shkak të nxitjes dhe urrejtjes ndërfetare e ndëretnike, provokime të këtij lloji janë sa të pabaza aq edhe të rrezikshme për shoqërinë shqiptare. Kryepeshkopi Anastas është një figurë e nderuar dhe e respektuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit tonë, me tituj dhe nderime të veÁanta për kontributin e tij si akademik ashtu edhe për punën e tij të lavdërueshme në ringritjen dhe konsolidimin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri.
Shprehim mbështetjen tonë për Hirësinë e Tij si edhe për të gjithë klerikët dhe besimtarët e besimit ortodoks në Shqipëri dhe kudo, duke shprehur edhe një herë gatishmërinë tonë të përbashkët për të inkurajuar dhe nxitur mirëkuptimin dhe tolerancën ndërfetare ashtu edhe respektin për të gjithë njerëzit, pavarësisht, bindjeve dhe origjinës.
Elbasan më, 25 nëntor 2017