DEKLARATË e QBNFE Kunder mediatizimit te pseudo klerikeve

QBNF uron Vellazerine Orionine
13 Nëntor, 2022
MBLEDHJA E PERMUAJSME E KNF
8 Dhjetor, 2022

DEKLARATË e QBNFE Kunder mediatizimit te pseudo klerikeve

Elbasan 17 Nëntor 2022
DEKLARATË e QBNFE
Kunder mediatizimit te pseudo klerikeve
Qendra e Bashkepunimit Nderfetar Elbasan shpreh shqetësimin e saj ne lidhje me konsideratat dhe hapsirën mediatike që televizione kombëtare i kanë dhënë (jo vetëm një herë) të vetëquajturit prift Nikolla Xhufka nga Elbasani.
Duke marrë shkas nga reagimi i vetë Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë na u desh të shikonim të regjistruar emisionet ku i jepej goxha hapsirë këtij personi nga Elbasani pa asnjë lloj arsimimi fetar, që hedh shashka antifetare, nderkohë që Qendra e Bashkepunimit Nderfetar në Elbasan që prej mëse 20 vitesh punon e kontribon për harmoninë dhe bashkëpunimin ndërfetar në Elbasan duke zhvilluar dhjetra aktivitete në vit, ku përfshihen mijëra besimtarë e banorë të Elbasanit dhe kjo media kombetare nuk ka rezervuar kurrë ndonjë minutë por i jep goxha hapësirë ketij individi kontravers që thjesht nxit gjuhë urrejtje në rrjetet sociale.
Vetë klerikët Ortodoksë pranë qendrës sonë shprehen se: “është nje shfaqje kllouneske nga Elbasani, e një personi me probleme me vetveten, Nikolla Xhufka, që i shkrep nje dite te veshi rroba prifti orthodhoks, te perdhosi sherbesat e shenjta dhe e shpall bodrumin e shtepise “kishe paleokristiane”. Ne çdo rast normal njerezia do qeshte me te dhe femijet do ta ndiqnin rruges. Po nuk jemi vend normal. Shteti hesht. Edhe Komiteti i Kulteve! Heshtin te gjithe ata qe orthodhokset i duan per garniture kur shpenzojne fjale e para per “Bashkejetesen Harmonike”. Megjithse ka nje marreveshje me shtetin qe teorikisht duhet te mbroje besimin. Pas talljes shteterore gati 30-vjeçare me ane te Nikolla Markut, perseritet nje karnaval antiorthodhoks, me nje njeri qe e quajne “prift” vetem se shan Kishen dhe u kenaq shpirtin kur thote se besimet e tjera jane me te mira se ai i krishtere. Dhe ne krye jane disa media dhe gazetare injorante – ose te paragjykuar, qe as duan t’ia dinë per të vertetën. Persëritja si çamçakiz e harmonisë fetare zhvlerësohet nga përdorimi ordiner i njerëzve te tille, pa pasur asnjë reagim, madje duke u dhëne tërthorazi mbështetje. Cenimi i nje komuniteti duhej te konceptohej si cenim i te gjithë besimit ne vendin tone. Por kjo nuk qendroka kur behet fjale per Orthodhokset. Mund te shahemi, te fyhemi, te përdhosemi mes nje heshtjeje shurdhuese.”- theksuan kleriket ortodokse.
Kësisoj si QBNFE e ndjejmë detyrë dhe përgjegjësi të madhe të këshillojmë drejtuesit dhe redaktorët e këtyre mediave që të jenë të kujdesshëm me komunitetet fetare apo çeshtje që lidhen drejtpërdrejt me religjionet dhe ku vetë gazetarët që merren apo angazhohen në këtë fushë nuk kanë informacionet e duhura për mos me thënë njohuritë mbi besimin dhe komunitetet fetare, për të mos dëmtuar marrdhëniet dhe bashkëjetesën tonë fetare sado pak.
Komitetiti i QBNF Elbasan